Kjo i ndodh trupit tuaj nëse e lini duhanin

19:39 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Procesi nëpër të cilin kalon trupi juaj pasi të keni lënë pirjen e duhanit – prej pas 20 minutave deri pas 15 viteve – është zbuluar nga CVS.
Shumica e njerëzve në botë e konsumojnë duhanin, dhe rreth dy e treta e tyre nuk dëshirojnë që ta braktisin atë, thuhet sipas një hulumtimi nga ‘Action on Smoking and Health’.

Grafika informuese nga CVS zbuloi se vetëm gjysmë ore pas lënies së duhanit, shtypja e gjakut dhe pulsi fillojnë të bien, gjithashtu edhe monoksidi i karbonit në gjak fillon të bie vetëm pas tetë orëve.

Në vetëm dy ditë, shqisat e nuhatjes dhe shijimit fillojnë të përmirësohen. Pesë vite pasi të keni lënë duhanin, ju do të keni më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundje të zemrës, dhe një rrezik më të ulët nga kanceri i gojës, ezofagut dhe fshikëzës.

Pas 15 viteve pa duhan, rreziku për t’u prekur nga kanceri i mushkërive, pankreasit dhe sëmundje të zemrës bie në nivelin e njëjtë me një jo-duhanpirës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme