Një nënë ka ndarë historinë e saj të dhimbshme për foshnjën e saj…
Ah foshnjat! Janë aq të dashur e të bukur saqë ndjeni dëshirën t’i shtrëngoni dhe t’i shtrydhni duke i puthur vazhdimisht, apo jo?
Por në qoftëse ndonjëherë keni ndonjë ftohje apo infeksion në gojë apo e prekni me grimin që keni në fytyrë, kjo mund ti shkaktojë gjëra vërtetë të padëshirueshme foshnjës sepse janë aq të ndjeshme dhe të pafajshme.
Më saktë, bëhet fjalë për fëmijën e Amy Stinton e cila ka marrë herpes.
Nëna e fëmijës ka ndarë në Facebook një histori të tmerrshme.
“Kjo është ajo që ndodh kur foshnjat janë në kontakt me ndonjë ftohje”, kishte shkruar ajo. “Oliver tani ka virusin herpes dhe do ta ketë këtë për tërë jetën. Pra, mendoni para se ta puthni një fëmijë herën tjetër”.
Ajo shkroi se foshnja e saj ishte në spital për katër ditë dhe përmes fotos shihet se nuk ka nevojë të shprehet më shumë sepse fotoja tregon gjtihçka për dëmin që kishte përjetuar foshnja.
Fotoja është ndarë pothuajse gjithkah që nga postimi i javës së kaluar në facebook në të cilën kjo nënë kërkon mbështetjen e saj.
Ajo dëshironte që njerëzit të vetëdijësoheshin dhe të përqendroheshin në kujdesin e familjeve të tyre.
Më vonë ajo kishte paraqitur edhe një foto të foshnjës duke pohuar se akoma kishte këtë virus por që ishte përmirësuar paksa.
Fëmija e Stinton nuk është fëmija i vetëm që ka marrë herpes nga dikush tjetër i infektuar.
Vetëm vitin e kaluar, nëna Claire Henderson kishte ndarë një histori të ngjashme duke paralajmëruar prindërit tjerë për rreziqet e foshnjave që mund të kontraktonin virusin nga një puthje, që në shikim të parë mund të duket beninj. Historia e saj u bë virale, me mbi 51,000 njerëz që e kishin ndarë historinë e saj.
Dhe, në vitin 2013, një foshnje dy muajshe kishte vdekur pasi kishte marrë virusin infektues nga babai i tij.
Fatkeqësisht, herpesi është mënyra më e zakonshme që mund të përhapet saqë ju mund ta mendoni. Përafërsisht 3.7 miliardë apo 67% e të rriturve nën moshën 50 vjeçare mund të kenë herpes simplex 1, lloji që paraqitet në gojën tuaj, si dhe 417 milionë njerëz të moshës 14-49 vjeç, apo 11% kanë herpes simplex 2, lloji që paraqitet në gjenitalet tuaja, thuhet sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Lajm i mirë është se njerëzit thjeshtë mund ta jetojnë jetën e tyre po aq mirë me herpes. Lajm i keq është se është një histori krejtësisht tjetër kur një foshnje infektohet me këtë lloj virusi, andaj keni kujdes në mbrojtjen e foshnjës suaj./femra.net/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë