Një nënë e dy fëmijëve që po lufton me kancerin, ka shpërndarë në internet një fotografi në të cilën shfaqet një ‘gropëz’ pothuajse e padukshme në gjirin e saj.
Kjo hije e vockël doli të ishte e vetmja simptomë e sëmundjes së keqe. Claire Warner tha se nuk do ta vërente kurrë atë po të mos ishte një shoqe e saj, e cila ia kishte treguar një artikull online për shenjat më pak të njohura të kancerit në gji.
Ajo nuk e vërejti fare shenjën në gji – që është treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji – dhe për më tepër nuk ndjehej fare e sëmurë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Tani ajo e ka publikuar fotografinë e gjirit të saj të majtë, për t’i paralajmëruar gratë që nëse kanë vërejtur diçka të tillë tek vetja, të shkojnë menjëherë tek mjeku.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...