E kishit menduar ndonjëherë që nëpërmjet jashtëqitjes mund të humbisni peshë dhe t’i bëni zorrës së trashë një nder të madh? Mund të mendoni se kjo fjali është qesharake, por është krejt e kundërta pasi pastrimi i zorrës së trashë është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë, por edhe për të përmirësuar florën bakteriale të zorrëve.
Për të mbajtur zorrën e trashë të pastër nga toksinat dhe për të lehtësuar problemet e tretjes, nevojitet një detoksifikim i saj, që fare lehtë mund të bëhet edhe në shtëpi. Mjafton të pini këtë lëng detoksikues.
Përbërësit:1 filxhan kafeje me lëng limoni të freskët, 2 lugë gjelle mjaltë organik, 2 lugë gjelle xhinxher i grirë në rende dhe 3 gota ujë.
Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Largojeni më pas nga zjarri dhe hidheni në një kanë, ku do të shtoni më pas mjaltin dhe përziejini. Më pas hidhni lëngun e limonit dhe xhinxherin. Përziejini të gjithë përbërësit mirë.
Përdoreni këtë pije 3 herë në ditë: në mëngjes me stomakun bosh, në mesditë para vaktit të ngrënies dhe sërish në mesditë pasi ka kaluar pak nga koha që keni marrë dozën e dytë. Ndiqni këtë trajtim javë rresht çdo muaj dhe do të habiteni me rezultatet./expres.mk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...