Adhuruesit e kokosit mund të provojnë këtë recetë dhe do ngelen të kënaqur nga shija e saj.
Përbërësit:
▪ 200 g kokos
▪ 100 ml ajkë të ëmbël
▪ 70 g sheqer pluhur
▪ 70 g gjalpë
▪ 200 g çokollatë për zierje
Përgatitja:
1. Qiteni në një enë kokosin dhe sheqerin pluhur dhe përzieni. Në tenxhere ngroheni ajkën e ëmbël dhe gjalpin në zjarr të vogël, derisa gjalpi në tërësi të tretet.
2. Lëreni që përzierja të ftohet, pastaj derdheni sipër kokosit dhe sheqerit pluhur. Ngjisheni derisa të bëhet masë e fortë. Përbërjen e përgatitur mund ta formësoni në dy mënyra: mënyra e parë dhe më e lehtë është që të rrafshohet në tepsi, si për bajaderë.
3. Mënyra e dytë është që me duar të formoni shtanglat, të cilat i radhisni në folie alumini. Pa marrë parasysh se cilën mënyrë e keni zgjedhur, të lehtën apo të vështirën, është e nevojshme që përbërjen ta lini në frigorifer që të forcohet.
4. Mbi shtanglat e ftohura derdheni çokollatën e shkrirë, përkatësisht i fundosni në çokollatën e shkrirë dhe sërish i futni në frigorifer që të forcohen, transmeton Telegrafi.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje