Edhe pse janë bërë një numër i konsiderueshëm studimesh për erëzat e veçanta, pak prej tyre kanë hedhur dritë për rritjen e konsumimit të erëzave në përgjithësi. Një grup studiuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, krahasoi efektet që ka një vakt mish pule me yndyrë me dhe pa përzierjen e bimëve aromatike dhe erëzave. Bimët aromatike dhe erëzat u zgjodhën gramë për gramë, sepse ato kanë më shumë antioksidues se çdo grup tjetër ushqimor.
Nuk ishte aspak për t’u çuditur që njerëzit në grupin ku u përdorën erëzat, patën dyfishim të fuqisë antioksiduese në gjak, krahasuar me pjesëmarrësit në grupin që nuk përdori erëza. Madje, grupi i parë përfundoi me 30 për qind më pak yndyrë (trigliceride) në gjak pas vaktit dhe përmirësim të ndjeshmërisë së insulinës. Studiuesit dolën në përfundimin se përfshirja e erëzave në dietën ditore, mund të ndihmojë në normalizimin dhe kontrollin e shqetësimeve postprandiale (pas ngrënies) të glukozës (sheqerit) dhe lipideve (yndyrat) duke nxitur mbrojtjen antioksiduese.
Po përse duhet t’i përjetojmë këto shqetësime? Ky studim më kujton ata që thonë se, nëse duhanpirësit konsumojnë zarzavateve, janë të mbrojtur nga kanceri. Por kjo nuk është zgjidhje, atyre u duhet thënë të lënë duhanin. Sigurisht, ata mund t’i bëjnë të dyja, dhe në kontekstin e studimit të erëzave, do të thotë adoptim i një diete bimore të pasur në antioksidues, e cila mund t’u ofrojë më të mirën e të dyja botëve.
Disa nga përzierjet e mia të preferuara, janë erëzat e kungullit, kërri pluhur, speci djegës, erëzat kineze, një përzierje indiane erëzash e quajtur “garam masala”, një përzierje etiopiane e quajtur “berberë”, erëzat italiane, erëzat e mishit të pulës dhe një përzierje e Lindjes së Mesme e quajtur “za’atar”. Përzierja e erëzave është një mënyrë e përshtatshme për të siguruar një balancë shijesh ndërkohë që rrisni konsumimin e tyre, por sigurohuni që këto përzierje të jenë pa kripë./Living
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...