Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur eshtrat pas menopausës

16:47 | 25 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ecja mund t’i shpëtojë eshtrat e femrave pas menopauzës dhe koha e duhur për të bërë këtë është pas ngrënies së një vakti.

Megjithatë, ecja përpjetë apo para ushqimit nuk kishte të njëjtin efekt, sipas një studimi shkencor, transmeton portali arbresh.info

Studimi sugjeron se gratë duhet të ecin nëpër rrugët teposhtë.

Gratë mund të humbasin deri në 20 për qind të densitetit të kockave të tyre në 5-7 vjet pas menopauzës për shkak të humbjes së estrogjenit.

Mbajtja fizikisht aktive mund të ndalojë që eshtrat të bëhen më të dobëta, duke i mbrojtur ata nga thyerja e lehtë. Gratë e pas-menopauzës me diabet, sidomos diabeti i tipit 1, shpesh kanë cilësi më të dobët të eshtrave dhe një rrezik në rritje të thyerjeve.

Prandaj studiuesit, të udhëhequr nga Dr Katarina Borer nga Universiteti i Miçiganit, kanë studiuar 15 gra që janë të prekura nga diabeti.

Ajo me ekipin e saj kanë gjetur se gratë që kanë qenë aktive pas vakteve kanë pasur eshtra më të forta, në krahasim me gratë që kanë qenë pasive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme