Kjo është menuja për të humbur 4 kg në 10 ditë!

10:21 | 25 Maj 2018
A. B.

Humbja e peshës varet nga disa faktorë mes të cilëve, mosha, aktiviteti metabolizmit dhe stili i jetës. 

Por shumë prej nesh kërkojnë të kenë një trup të bukur e të shëndetshëm në një kohë të shkurtër.

Por sot do të flasim për një sërë menush dhe këshillash që mund t’ju ndihmojnë të bini 4 kg për 10 ditë.

Bëhet fjalë për një dietë të ekulibruar dhe që nuk rrezikon shëndetin.  Mbani shënim!

Si fillim këto janë pijet e ndaluara

Pijet alkoolike

Pijet me sheqer, apo dhe pak sheqer

Pijet e gazuara

Pije në formë pluhuri

Sheqer i rafinuar

Salçiçet

Miell i rafinuar

Të rekomanduara Uji dhe çajrat bimorë

Uji i vakët me limon

Këto janë mundësitë e zgjedhjes për këtë dietë 10 ditore

Mëngjes, alternativat:

1: Një tas kos i skremuar, ose një sanduiç me proshutë dhe djathë pa yndyrë dhe një mollë
2: Një tas me qumësht vegjetal, katër biskota integrale dhe djathë i skremuar, një portokall.
3: Një filxhan çaj bimor, dy feta toste me bukë integrale, djathë i skremuar dhe një mollë.
4: Një gotë me lën portokalli të saposhtrydhur, një fetë me bukë integrale me proshutë dhe një frut sipas dëshirës.

Dreka 

Opsioni 1: Gjysmë pjate sallatë lakër e bardhë apo e kuqe, me vaj ulliri, një racion i vogël peshk ton dhe dy vezë të ziera

Opsioni 2: një tas me sallatë frutash të ndryshme, një racion gjoks pule e pjekur.

Opsioni 3: Një racion kunguj të zier me salcë domatesh natyrale, copa djathi dhe erëza.

Opsioni 4: Një racion prej 150 gram peshk i pjekur në skarë dhe sallatë e përzier me domate, marule dhe qepë.

Mesvaktet për mëngjes e pasdite

1: Një tas kos i skremuar me fara chia

2: Një copë tortë pandispanjë dhe një çaj bimor.

3: Një racion sallatë frutash dhe një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal.

4 Një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal dhe një fetë bukë integrale me reçel pa sheqer.
Darka
1: Një racion gjoks pule i pjekur në skarë, 4 veta kungull i zier dhe gjysmë domate
2: Një racion i vogël i mishit të kuq dhe një sallatë mikse.
3: Një omëletë me kërpudha të skuqura dhe qepë.
4: Gjoks pule në kuba dhe një racion i vogël me oriz integral Opsioni 5: Një tas me supë pule ose perimesh./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme