Migrena konsiderohet sëmundja e tretë më e zakonshme në planet, duke prekur më shumë 36 milionë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Një në çdo katër familje në SHBA ka të paktën një person që është i prekur nga migrena, ndërsa më shumë se një person mund ta ketë trashëguar gjenetikisht sëmundjen.
Migrena zakonisht shfaqet me dhimbje koke të rëndë, me ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit dhe me vjellje. Personat e prekur nga migrena, gjithashtu kanë një sistem nervor shumë të ndjeshëm.
Gratë zakonisht preken nga kjo sëmundje kur kanë ndryshime hormonal, ndërsa sikurse e transmeton portali arbresh.info, studimet thonë se stresi, mungesa e gjumit, dietat e parregullra, mos pirja e mjaftueshëm e ujit, ekspozimi ndaj dritës, erërat e forta mund të jenë shkaktare të migrenës.
Por cila është lidhja mes migrenës dhe ankthit?
Ankthi është i zakonshëm kur një person jeton me një gjendje kronike mjeksore, sikurse është migrena.
Sulmet e migrenës janë të paparashikueshme dhe mund të kenë ndikim të madh në jetën e njerëzve. Çrregullimet e ankthit janë sëmundja më e zakonshme mendore në SHBA, duke prekur 40 milionë të rritur ose 18 përqind të popullsisë.
Trajtimi për të shëruar këto sëmundje është biseda me profesionalistët e kujdesit shëndetësor.
Lajm i mirë është se që të dyja këto sëmundje mund të trajtohen me anë të medikamenteve dhe ndryshimit të stilit të jetës.
Studiuesit theksojnë se reduktimi i stresit dhe dieta e rregullt mund të parandalojnë migrenën dhe ankthin./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...