Nëse është vetëm 1 gjë që dimë nga historia, është se një sëmundje e re vdekjeprurëse mund të shfaqet dhe përhapet në të gjithë globin.
Kjo mund të ndodhë brenda dekadës së ardhshme. Këtë paralajmërim të frikshëm e bëri miliarderi Bill Gates gjatë një diskutimi për epidemitë, të organizuar të premten e kaluar nga Shoqata Mjekësore e Masaçusetsit.
Gates pranon se është zakonisht optimist, kur kujton që është bërë progres në eliminimin e sëmundjeve si polioleiti dhe malaria, si dhe është ulur varfëria në shkallë globale.
Por, është një fushë ku bota nuk po bën shumë progres. Rreziku që kjo sëmundje mund të shfaqet vazhdon të rritet. Patogjene të reja shfaqen gjatë gjithë kohës, ndërkohë që numri i popullsisë në të gjithë botën rritet dhe njerëzimi po shkel në mjedise të egra. Po bëhet gjithmonë e më e lehtë për individët ose grupet e vogla që të zhvillojnë sëmundje infektoze që mund të përhapen si lëndë djegëse në të gjithë globin.
Sipas Gates, edhe një individ mund të zhvillojë në laborator një formë vdekjeprurëse të lisë. Dhe, në botën tonë të ndërlidhur, njerëzit po udhëtojnë nga një shtet i një kontinenti në një tjetër brenda pak orësh.
Gates prezantoi një studim të përngjashëm nga “Institute for Disease Modeling” që ka zbuluar se një epidemi e re si ajo e gripit që vrau 50 milionë njerëz në vitin 1918 mund të vrasë 30 milionë njerëz të tjerë brenda 6 muajsh
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...