Kur viziton mjeken obstetër-gjinekologe, ka disa gjëra që nuk i parashikon: Ti po flet për vaginën apo gjirin, dhe ajo të pyet për datën kur kishe ciklin e fundit menstrual. Kjo pyetje, duket se ka kuptim kur bën vizitë tek gjinekologia nëse je shtatzënë ose ke cikël të çrregullt menstrual, përndryshe duket pak si pyetje e pavend, Por, jo! E keni gabim. Çdo gjë që lidhet me shëndetin riprodhues rrotullohet në një farë mënyrë rreth ciklit menstrual. Data e ciklit të fundit menstrual mund të ndihmojë mjeken të kuptojë problemin që ju keni.
Keni vënë re një gjëndër në gjoks: Sigurisht që një gjë e tillë të frikëson, sepse menjëherë të shkon mendja tek kanceri i gjirit. Megjithatë, hera e fundit kur kishit ciklin menstrual mund të ndihmojë gjinekologen të kuptojë çfarë keni. Nëse jeni të reja dhe vëreni një gjëndër vetëm tri ditë para ciklit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shumë gra dhe vajza zhvillojnë ciste dhe gjëndra para pak ardhjes së periodave. Mjeket në këtë rast iu kërkojnë pacientëve të vijnë për një kontroll të dytë pas ikjes së ciklit menstrual.
Sekrecionet duken ndryshe: Mund të mos e keni vënë re, por sekrecionet ndryshojnë me ciklin menstrual. Në gjysmën e parë të ciklit ato janë më të ujshme dhe më të pastra, ndërsa në gjysmën e dytë janë më të bardha dhe më të trasha.
Vëreni njolla gjaku: Nëse vëreni njolla gjaku rreth 2 javë para ciklit menstrual, mund të jetë një shenjë e ovulacionit. Ovulacioni ndodh rreth 10 deri në 14 ditë para menstruacioneve. Por, nëse vëreni njolla gjaku në periudha të ndryshme të ciklit, mund të paralajmërojnë për fibroide të mitrës, polipe ose gjendje të tjera shëndetësore, që duhen kontrolluar tek mjeku. Prandaj, pyetja për ciklin menstrual ndihmon mjeken të dijë çfarë të kontrollojë.
Keni dhembje vaginale: Dhembjet vaginale zhvillohen për një sërë arsyesh. Data e ciklit të fundit menstrual ndihmon mjeken të identifikojë burimin e këtij problemi. Nëse dhembjet shfaqen pas mungesës së ciklit menstrual, arsyeja mund të jetë shtatzënia. Por, nëse zbuloni se nuk jeni shtatzënë ose nuk keni pasur mungesa të ciklit, mund të jetë shenjë e cistit të vezores ose e një gjendje tjetër që nuk ka lidhje me vaginën.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...