Nutricionisti i njohur Mike McInnes beson se çelësi për kthimin e linjës së dobët fshihet në mjaltë!
Madje edhe ushqimi i cili është i përpunuar në atë mënyrë që të ketë një sasi të vogël të yndyrës, është plot me sheqer të fshehur dhe miell të bardhë, të cilin trupi e shndërron shpejt në sheqer. Kjo do të thotë se niveli i sheqerit në gjak rritet ndjeshëm gjatë gjithë ditës.
“Trupi përballet me ‘sulme’ të sheqerit duke e ulur një sasi të madhe të insulinës, që filtrojnë sheqerin nga gjaku dhe e depozitojnë atë si yndyrë”, shpjegoi Mike McInnes, i cili zbuloi se një kombinim i veçantë i sheqerit në mjaltë e bën atë një ushqim të përsosur për humbje peshe, shkruan Daily Mail.
Është gjithashtu e rëndësishme që qelizat e trurit të rrethohen nga dhjetëra qeliza të specializuara glia të cilat e kontrollojnë sasinë e sheqerit në tru. Detyra e tyre është që t’ia sigurojnë trurit sasinë e saktë të kërkuar të karburantit, pra sheqerit. Nëse hani ushqim të pasur me sheqer, ‘pompat’ e këtyre qelizave do të sigurohen që ta mbrojnë trurin nga “sulmi” i sheqerit.
Kjo mbrojtje e trurit nga sasia e tepërt e sheqerit vepron shkëlqyeshëm në qoftë se njeriu konsumon vetëm ndonjëherë ushqim të pasur me sheqer, por në dietat moderne, “sulmi” i sheqerit është i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës, prandaj truri për shkak të “ndalimit të punës” së pompës ka uri.
‘Truri i uritur është një tru nën stres. Nga dëshpërimi, ai mund të dërgojë një koktej mesazhesh për të marrë sheqer nga cilido burim”, thekson McInnes. Disa nga këto kimikate shkaktojnë një dëshirë të fortë për sheqer dhe rrethi i ngrënies së tepërt vazhdon.
Mjalti e zgjidh problemin!
Hulumtimet e shkencëtarëve nga Dubai tregojnë se një lugë mjaltë, ndryshe nga një lugë e mbushur me sheqer, ul nivelin e sheqerit në gjak.
Është thelbësore që mjalti të mos shkaktojë që qelizat glia ta ndalojnë punën e ‘pompave’, prandaj truri vazhdon të marrë një sasi normale të energjisë dhe të funksionojë në mënyrë optimale.
Çfarë duhet bërë saktësisht?
Mos harroni që për çdo gram të sheqerit që e hani, do t’i fitoni dy gramë yndyrë trupore. Nga ushqimi përjashtoni të gjitha sheqernat dhe ëmbëltuesit artificial, duke përfshirë edhe ato të fshehura në ushqime të përpunuara (ushqimet e ëmbla dhe të njelmëta).
Në vend të kësaj, filloni ditën me një ose dy lugë të mesme me mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë. Pastaj përdorni mjaltin në çaj ose kafe. Mjalti është rreth dy herë më i ëmbël se sheqeri, kështu që do të duhet të vendosni përgjysmë më pak.
Gjëja kyç në këtë plan është që ditën ta përfundoni me mjaltë (një ose dy lugë mjaltë në ujë të ngrohtë), dhe atë 30 minuta para se të shkoni në shtrat. Kështu, trupi do të funksionojë në nivelin e tij optimal dhe do ta djegë dhjamin më shpejt.
Megjithatë, mos e teproni – mjalti i tepërt do ta rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu edhe nivelet e insulinës, dhe kështu do t’i anulojë të gjitha përfitimet.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...