Në vazhdim lexoni cilat janë ato të mira shëndetësore që i sjell kjo bimë e cila mbin vetë
Bordullaku është bimë e cila rritet gjithandej përreth nesh – në kopshte, pranë lumenjve, përrenjve, por dhe pranë rrugëve
Shumica e njerëzve i ndukin, sepse prishin dukjen e sipërfaqeve të betonit, duke mos ditur se vërtet shëron kjo barishte.
Mbillet në vende me diell, ndërsa përshtatet në zallishtë, në dhe të drenazhuar mirë. Është rezistuese ndaj temperaturave të larta dhe të ulëta, si edhe ndaj thatësisë, ndërkaq rritet edhe në tokë jo të mirë.
Rritet shumë shpejt dhe që pas tri deri katër javësh mund të vilet. Kjo bimë përmban thartira yndyrore omega 3, bashkime të cilat kryesisht gjenden në vajra peshku. Pra, forcon sistemin kardiovaskular dhe sistemin e imunitetit.
Është përplot antioksidantë të cilët mbrojnë nga shfaqja e kancerit dhe e ndikimit të dëmshëm të radikaleve të lira.
Ka cilësi kundërinflamatore, ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon krijimin e ngjizjes së gjakut në arterie.
Veç kësaj, ngadalëson plakjen dhe ndihmon në shërimin e ngërçeve në muskuj. Mukoza e kësaj bime qetëson infeksionet dhe inflamacionet në zorrë, si dhe infeksionet e traktit urinar.
Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.
Është efikase kundër djegësirës, gastritit, por edhe kundër kapsllëkut. Ekstrakti i fletëve të thata dhe kërcelli kanë veprim kundërinflamator edhe si ilaç natyral…
Shtimi i bordullakut në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në betejën me osteoporozën dhe ndërlikimet e saj me kalimin e kohës. Kjo perime përmban kalcium, mangan, magnez dhe hekur. U bën mirë gjithashtu dhëmbëve tuaj.
Bordullaku është një aleat shumë i mirë i rënies në peshë nëse kombinohet me ushqime të tjera të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.
Gjithsesi, nëse vuani nga gurët në veshka, reduktoni konsumin e tij, sepse përmban acid oksalik në sasi të larta.
Nëse dëshironi të ulni nivelet e acidit oksalik të tij, ziejeni para se ta konsumoni!
Mund ta përdorni të freskët, siç është, në sallatë, por edhe në gatime të ndryshme, si në byrek, burani etj./lexo/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...