Kirurgu vaskular amerikan, John Martin, ka zbuluar qelizat e kancerit në qafën e vet derisa ka testuar aparatin lëvizësh ultraviolet, i cili lidhet me telefon dhe duket si aparat elektrik për rrojë.
Aparati Butterfly IQ, siç shihet, funksionon duke e vendosur në zonën e trupit të cilën dëshironi ta kontrolloni derisa në telefonin tuaj shfaqet pasqyra kuq e zi e ultrazërit.
Aparati ka mundësi të përdoret si në spitale, ashtu edhe në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Shpikësi i këtij aparati thekson që do të jetë e mundshme të futet inteligjenca artificiale në softuer kështu që kushto qoftë, madje edhe ata pa kurrfarë dijeje dhe përvoje nga mjekësia, të mund ta përdorin.
Mjeku Martin planifikon që t’i nënshtrohet operacionit dhe tretmanit adekuat.
Aparati do të fillojë të shitet në vitin 2018 dhe do të kushtojë 2.000 dollarë.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...