Pesha trupore konsiderohet një faktor rreziku për kancerin, por a mund të kthehet ky rrezik edhe me humbjen e peshës?
Një studim i fundit sugjeron përgjigjjen e prerë, të paktën për ata që humbin peshë të konsiderueshme përmes kirurgjisë bariatrike.
Sipas një studimi të botuar në JAMA, pacientët që kishin kryer operacionin kishin 32 për qind më pak gjasa të zhvillonin kancer dhe 48 për qind më pak gjasa të vdisnin nga kanceri sesa homologët e tyre që nuk kishin bërë operacion, transmeton portal arbresh.info
Rezultatet erdhën nga një studim afatgjatë prej më shumë se 30 mijë pacientëve nga Cleveland Clinic midis viteve 2004 dhe 2017. Të gjithë pacientët kishin një indeks të masës trupore prej 35 ose më të lartë – i konsideruar nga profesionistët mjekësorë obezitet “të klasës 2” ose me “rrezik të moderuar”.
Studiuesit ndoqën rreth 5,000 pacientë midis moshës 18 dhe 80 vjeç, të cilët kishin bërë bypass gastrik ose operacion të mëngës gastrike gjatë periudhës së studimit. Asnjë nga njerëzit e studiuar nuk ishte diagnostikuar më parë me kancer.
Dhe shanset e tyre për të zhvilluar, ose për të vdekur nga kanceret e lidhura me obezitetin, si kanceri i vezoreve dhe pankreasit ishin dukshëm më të ulëta.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vetëm në vitin 2019 janë raportuar më shumë se 1.7 milionë raste të reja me kancer. Për më tepër, gati 42 përqind e të rriturve në SHBA kanë shfaqur probleme me obezitetin që nga marsi i vitit 2020.
“Duke pasur parasysh epideminë në rritje të obezitetit, kanceret e lidhura me obezitetin janë një shqetësim i madh për shëndetin publik”, thotë Ali Aminian, drejtor i Institutit Bariatric dhe Metabolic të Klinikës Cleveland dhe autori kryesor i studimit. “Nëse ne i ndihmojmë pacientët të humbin peshë, ne mund ta zbusim ndjeshëm këtë rrezik”.
Kirurgjia bariatrike është përhapur si një trajtim për obezitetin në vitet e fundit, me rreth 256,000 procedura të tilla të kryera në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019, sipas një grupi të industrisë. Studiuesit thanë se “humbja e konsiderueshme e peshës” ishte e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e kancerit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...