Sipas studimeve të shumta, kafja ka disa efekte pozitive në shëndetin e zemrës.
Një studim i botuar në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë zbuloi se pirja e kafes në formë të moderuar është e lidhur me rrezikun e ulët të sulmit në zemër, vdekjet nga sëmundjet kardivaskulare dhe shkaqet tjera, transmeton portal arbresh.info
Një tjetër studim i publikuar në revistën BMC Public Health zbuloi se ata që pinë kafe rregullisht kanë një shans 21% më të ulët për të zhvilluar sëmundje kronike të mëlçisë.
Megjithatë, studimet theksojnë se duhet kushtuar vëmendje sasisë së pirjes së kafeve, pasi më shumë se 3 filxhana kafe në ditë mund të shkaktojnë rrahje të shpejta të zemrës, ankth dhe pagjumësi.
Mbi tre filxhanë kafe në ditë mund të rrezikojnë edhe funksionimin normal të zemrës.
Rekomandohet që të mos pini më shumë se tre filxhanë kafe në ditë në mënyrë që të mos e teproni me kafeinë.
Shumica e njerëzve mund t’i tolerojnë këto sasi duke fituar përfitime shëndetësore, por mos harroni se moderimi është çelësi në gjithçka./arbresh.info/
Zyrtare: Sasa Jankovic trajneri më i ri i Bashkimit
Araujo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve/ Benfica – B...
Liverpool – Lille, formacionet zyrtare
Atalanta dhe Monaco shkojnë në epërsi pas pjesëve të para
Korenica premton: 1 mijë euro për çdo nënë që lind fëmijën e...
Selim Pacolli: Së bashku mund ta kthejmë Gjakovën siç ka qen...