Google ADS

Këto ushqime që i konsumoni përditë mund të shkaktojnë kancer

00:26 | 8 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Në kohët e sotme, ne jemi duke e mbushur trupin tonë me kimikate kancerogjene që gjenden në ushqimet që hamë.

Disa nga ushqimet që janë mjaft të rrezikshme dhe që mund të shkaktojnë kancer janë:

  1. Vajrat e hidrogjenizuara

Vajrat e hidrogjenizuara gjenden në të gjitha llojet e ushqimeve. Të tilla si ushqimi i paketuar paraprakisht, ushqimi i shpejtë dhe margarina. Këto vajra dikur ishin vajra bimorë, por më pas përpunoheshin në yndyrna trans. Shumë studime kanë dalë në përfundim se yndyrna të tilla shkaktojnë një larmi kanceresh.

  1. Kokoshkat

Përveç faktit që kokoshkat e përpunuara mund të përmbajnë këto vajra të hidrogjenizuar, nëse përgatiten në mikroval, ato mund të shkaktojnë kancerin e mushkërive. Thuhet se ka një kimikat në brendësi të paketimit që mund të bëhet kancerogjen dhe të bwjw kërdinë në sistemin tonë imunitar.

  1. Mishi i përpunuar

Mishi i përpunuar është i mbingarkuar me të gjitha llojet e substancave të dëmshme. Kafshët mund të kenë qenë të ushqyer me pesticide ose OMGJ. Por ato që na dëmtojnë më shumë janë nitratet e përdorura për të ruajtur mishin, të cilat janë shumë më të dëmshme.

  1. Hot Dogs

Ngjashëm me mishin e pwrpunuar, hot dog-et përmbajnë të gjitha llojet e kimikateve që shkaktojnë kancer. Ashtu si mishi, ato gjithashtu përmbajnë fosfat natriumi që është një vrasës i njohur. Për ta vënë atë në perspektivë, sugjerohet që mbi 34,000 njerëz të vdesin çdo vit për shkak të mishit të përpunuar.

  1. Miell i bardhë

Ngjashëm me mishin dhe hot dog-ët edhe mielli i bardhë i cili përmban të gjitha llojet e kimikateve që shkaktojnë kancer. Mielli i bardhë gjithashtu përmban fosfat natriumi që është një vrasës i njohur.

  1. Mishi i kuq

Mishi i kuq është provuar se dëmton rreshtimin në zorrën e trashë dhe shkakton kancer. Njerëzit që hanë shumë mish të kuq, hanë më pak perime që luftojnë kancerin.

  1. Soda dietike

Soda dietike është po aq e dëmshme sa soda me sheqer. Ëmbëlsuesi i kësaj sode i njohur si aspartame, shkakton kancerin e trurit, leuçeminë dhe kanceret e tjera.

  1. Sode dhe ëmbëlsira të tjera

Sheqeri është i keq… Kanceri e do sheqerin dhe tumoret ushqehen prej tij! Sa më shumë i përpunuar të jetë aq më shumë mundësi ka t’i kthejë qelizat në kancerogjene.

  1. Peshqit e kultivuar

Shumica e peshqve të fermave janë të ngarkuar me antibiotikë, pesticide dhe kimikate çnjerëzore, gjë që mund t’ju bëjë të prekeni nga kanceri. Një peshk i freskët i kapur në liqen apo det mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj.

  1. Ushqim i konservuar

Fajtori më i madh në ushqimet e konservuara është BPA. Kimikati i përdorur në kanaçe dhe shishe ka qenë i lidhur fort me kancerin, veçanërisht me kancerin e gjirit. /tvklan.al

Të ngjashme