Edhe në rrethana normale, është e lehtë të marrim si të mirëqenë vaktet dhe ushqimet tona të preferuara, por shumë ushqime të zakonshme mund të mos jenë përgjithmonë.
Ndryshime klimatike, sëmundjet dhe faktorë të tjerë paraqesin një kërcënim për prodhimet globale, madje mund të zhdukin edhe ushqimet tuaja të preferuara, transmeton portal arbresh.info
Bajamet
Kërkesa për bajame dhe qumështi i bajames duket se është gjithnjë në rritje, por ka pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e prodhimit të tyre. SHBA ka një gjigant të një industrie bajamesh dhe kjo mbështetet në miliarda bletë, të cilat dërgohen për të pjalmuar pemët e shumta të bajameve të Kalifornisë. Mjerisht, një numër i madh bletësh po vdesin gjatë këtij procesi, për shkak të ë pesticideve dhe parazitëve. Këto metoda bujqësore në shkallë të gjerë përbëjnë një kërcënim jo vetëm për ushqimin tuaj të preferuar të shëndetshëm, por edhe për të ardhmen e vetë bletëve.
Brokoli
Brokoli është një tjetër perime kryesore që mbështetet në pllenimin nga bletët, shkalla e rënies së të cilave është “në përputhje me një zhdukje masive”, sipas një raporti nga Universiteti i Otavës. Disa studime thonë se kultura tashmë është prekur nga “pjalmimi joadekuat” dhe diversiteti i reduktuar në pjalmuesit.
Mjalti
Sigurish, mjalti është një tjetër produkt që mund të pushojë së ekzistuari. Prodhimi i mjaltit varet tërësisht nga bletët, të cilat mbledhin nektarin e luleve dhe e zbërthejnë atë përpara se ta depozitojnë në një huall mjalti. Procesi i avullimit, prodhon rezultatin përfundimtar, megjithatë pa bletë, nuk ka as mjaltë.
Kafja
Shumë prej nesh nuk mund të funksionojnë pa pijen e mëngjesit. Por, për shkak të ndryshimeve klimatike, pija jonë e preferuar e nxehtë përballet me një të ardhme të pasigurt. Sipas një raporti të Institutit Klimatik të Australisë, nëse nuk ndërmerren veprime për të reduktuar emetimet, ndryshimi i klimës mund të “shkurtojë zonën globale të përshtatshme për prodhimin e kafesë deri në 50% deri në vitin 2050”. Sipas këtij raporti, kafja e egër mund të zhduket deri në vitin 2080, transmeton portal arbresh.info
Avokado
Avokadot janë ushqim i preferuar për shumë njerëz. Pavarësisht popullaritet që ka, e ardhmja e saj mbetet e pasigurtë. reth 72 litra ujë nevojiten për të rritur vetëm 1 lb avokado dhe mendohet se burimet e disponueshme nuk do të jenë në gjendje të përballojnë kërkesën e madhe globale – veçanërisht duke pasur parasysh që Kalifornia, një shtet kyç i rritjes së avokados, ka pësuar thatësirë të mëdha gjatë kësaj dekade.
Pjeshkat
Ndryshimet klimatike do të ndikojnë edhe te pjeshkat. Problemi kryesor janë temperaturat e luhatshme dhe të paparashikueshme, të cilat nga ana tjetër mund të çojnë në varfërim të të korrave dhe një sezon të paparashikueshëm korrjesh. Ngrohjet e hershme dhe të ftohtit intensiv dëmtuan rendimentet në shtetet verilindore të SHBA-së në vitin 2016 dhe mendohet se historia mund të përsëritet lehtësisht në të ardhmen.
Makaronat
Makaronat janë ushqim shumë i dashur dhe komod, prandaj ndryshimet kliamtike mund të ndikojnë për të keq edhe te makaronat. Makaronat bëhen nga gruri i fortë, një kulturë që favorizon temperaturat më të ftohta dhe mund të ndikohet negativisht nga shumë (ose shumë pak) reshje. Raportet e kaluara kanë treguar se rendimentet e këtij lloj gruri në Itali mund të kenë një rënie të madhe që nga viti 2020, ndërsa fermerët e durumit në Dakotën e Veriut i kanë ndjerë tashmë efektet.
Orizi
Orizi është një tjetër kulturë thelbësore që mund të ndjejë efektet e ndryshimeve klimatike. Raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë paralajmërojnë për ndikimin e rritjes së nivelit të detit në prodhimin e orizit, ndërsa kushtet e thata kanë ndikuar në rendimentet gjetkë. Nëse prodhimi i orizit zvogëlohet seriozisht, kjo mund të çojë në mungesa të konsiderueshme ushqimore në të gjithë globin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...