Për të reduktuar rrezikun nga kanceri, mos shikoni më tutje sesa në frigoriferin tuaj.
BROKOLI
Të gjitha perimet, si: lakra jeshile, lakra, përmbajnë përbërës që luftojnë kancerin, por brokoli është e vetmja që përmban sasi të madhe me sulforafan, substancë kjo që forcon enzimat mbrojtëse të trupit dhe hedh jashtë kemikatet që e shkaktojnë kancerin. Ndihmon në luftimin e kancerit në gji, mëlçi, mushkëri, prostatë, lëkurë, stomak dhe fshikëz.
MANAFERRAT
Të gjitha manaferrat janë të pasura me fitonutriente që luftojnë kancerin. Por, manaferrat e zeza, në veçanti, përmbajnë përqendrime të lartë me fitokemikate të quajtura antocianinë, që ngadalëson rritjen e qelizave malinje. Ndihmojnë në luftimin e kancerit në zorrë të trashë, ezofag, oral dhe në lëkurë.
DOMATET
Ky fryt i lëngshëm është burimi më i mirë për likopen, karotenoid që domateve ua ofron ngjyrën e kuqe. Dhe, ky është lajm i mirë, sepse likopeni është zbuluar të ndalojë rritjen e qelizave të kancerit endometrial. Ky kancer shkakton rreth 8 mijë vdekje në vit. Ndihmojnë në luftimin e kancerit endometrial, në mushkëri, prostatë dhe stomak.
ARRAT
Fitosterolet e tyre është dëshmuar se bllokojnë receptorët e estrogjenit në qelizat e kancerit në gji, me gjasë duke parandaluar rritjen e tyre, thotë Elaine Hardman, profesoreshë te “Marshall University School of Medicine” në Hantington, Virgjinia Perëndimore. Ndihmojnë në luftimin e kancerit në gji dhe prostatë.
HUDHRA
Fitokemikatet në hudhër janë dëshmuar të ndalojnë formimin e nitrosamineve, kancerogjene të formuara në stomak (dhe në zorrë në raste të caktuara) kur konsumoni nitrate. Në fakt, studimi “Iowa Women’s Health Study” ka gjetur fakte se femrat që konsumojnë hudhër për 50 për qind janë më pak të rrezikuara nga kanceret se ato që hanë më pak. Ndihmon në luftimin e kancerit në gji, zorrë të trashë, ezofag dhe stomak.
BISHTAJAT
Një studim te “Michigan State University” ka dëshmuar se bishtajat e zeza në masë të madhe e reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë. Një studim tjetër, publikuar te “Crop Science”, ka gjetur fakte se bishtajat e thara në veçanti janë efektive në parandalimin e kancerit në gji. Ndihmojnë në luftimin e kancerit në gji dhe zorrë të trashë
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...