Vitamina C e forcon sistemin imun, indet i mban të shëndetshme, por ndihmon edhe në absorbimin e hekurit. Ja ushqimet më të pasura me këtë vitaminë.
SPECAT E KUQ
Specat e kuq përmbajnë shumë vitamina C. Në gjysmë gotë spec të kuq gjenden 142 miligramë vitamina C dhe 20 kalori. Nëse e zieni, në gjysmë gote kjo perime ju ofron 118 miligramë vitamina C. KIVI Një kivi i madhësisë mesatare përmban 70 miligramë vitamina C dhe 46 kalori.
PORTOKAJTË
Një portokall i madhësisë mesatare përmban 70 miligramë vitamina C dhe vetëm 62 kalori. Nëse ju pëlqen të pini lëng portokalli, në 3/4 e gotës lëng gjejmë prej 61 deri 93 miligramë vitamina C dhe midis 79 e 84 kalori. SPECI I GJELBËR Kjo perime përmban 60 miligramë vitamina C në gjysmë gote dhe vetëm 15 kalori. Kur të zihet, speci i gjelbër ka 51 miligramë vitamina C.
LËNGU I PERIMEVE Lëngu i perimeve mund t’ju sigurojë shumë përbërës të dobishëm, përfshirë edhe vitamina C. Nëse shtoni edhe domaten, do të fitoni një dozë të nevojshme likopen. Në një gotë lëng perimesh mund të gjeni 50 miligramë dhe vitamina C dhe vetëm 34 kalori.
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...