Google ADS

Këto tri lloje ushqimesh shkaktojnë fryrje në stomak që në mëngjes

08:43 | 4 Shkurt 2024
E.H

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje.

Shkaktarët më të rëndomtë të problemeve me tretjen janë:

Ngrënia e shpejtë ose e ngadaltë
konsumi i ushqimeve pikante dhe me yndyrë
Konsumi i tepruar i kafeinës, alkolit, çokollatës apo pijeve të gazuara
Ankthi

Sa i përket fryrjes, ajo mund të shkaktohet nga një sërë problemesh si:

Konstipacioni
Ndjeshmëria e lartë e stomakut
Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë fibre dhe fruktoze.

3 Llojet e Ushqimeve Që Shkaktojnë Fryrje Në Stomak Që Në Mëngjes

Në AgroWeb.org, është nënvizuar shpesh rëndësia e mëngjesit si vakti më i rëndësishëm i ditës.

Ushqimet që përzgjidhni në mëngjes mund të shkaktojnë fryrje apo probleme me tretjen dhe për këtë arsye duhet të jeni të vëmendshëm.

Ushqimet e Pasura Me Fibër
Fibra është shumë e rëndësishme për tretjen por nëse ajo merret në sasi tepër të mëdha në një vakt të vetëm do të shkaktojë padyshim probleme me tretjen dhe fryrje.

Trupi duhet përgatitur ngadalë që të jetë në gjendje të përballojë volumin e fibrës së tretshme.

Ushqimet me sasi të lartë fibre duhen përfshirë në regjimin tuaj ushqimor në mënyrë të ngadaltë dhe duhen pasuar gjithnjë me më shumë ujë.

Ushqimet e Ëmbëlsuara Artificialisht
Stomakut nuk i pëlqejnë ëmbëlsuesit artificialë sepse ndikojnë tek mikrobioma.

Konsumi i tepruar i këtyre sheqernave mund të shkaktojë fryrje por edhe diare.

Lëngjet Natyrale
Nëse jeni dashamirës i nisjes së ditës me lëngje frutash, perimesh apo mikse, tregoni kujdes.

Lëngjet, përfshirë këtu edhe atë të selinosë, nuk përshtaten mjaft mirë me stomakun dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen.

Kjo ndodh sepse gjatë shtrydhjes, fibra në fruta dhe perime eliminohet dhe ajo që mbetet janë sheqernat.

Në vend të lëngjeve të thjeshta, përpiquni të kombinoni lëngjet e frutave me të perimeve duke i përzier në mikser e duke i pasuruar me fara të shëndetshme dhe kos.

Një këshillë e fundit, por jo për nga rëndësia, është që të mos hiqni kurrë dorë nga mëngjesi sepse edhe mungesa e tij shkakton fryrje në stomak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme