Ka një varg të ilaçeve të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi dhe të cilat mund t’u ndihmojnë dukshëm në lehtësimin e simptomave ose edhe përshpejtimin e shërimit.
Këto janë disa nga mënyrat më të thjeshta, natyrore të përmirësimit të sistemit të imunitetit, në mes të sezonit të ftohjes dhe gripi.
1. Sprej për hundën + ujë me kripë
Një kombinim i sprejit për hundë me ujë me kripë është mënyra më efektive për luftimin e simptomave të gripit dhe ftohjes, pasi veprojnë direkt në zonën problematike për të pakësuar inflamacionin, kollën, dhembjen e grykës etj.
Spreji i hundës ndihmon në zbutjen e membranave të mukozës dhe pastrimin e sekrecioneve duke bërë zhbllokimin e hundës. Ndërkohë një gargarë me ujë me kripë ndihmon në parandalimin e infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat.
2. Zhbllokuesit e hundës
Janë një zgjidhje shumë e mirë kur vjen puna tek hunda e bllokuar që s’ka ndërmend të lirohet. Zhbllokuesit funksionojnë duke vepruar mbi enët e gjakut në hundë, duke lehtësuar qarkullimin e gjakut që ul ënjtjen në hundë dhe mundëson një frymëmarrje më të thjeshtë.
Duhen përdorur vetëm për 3-5 ditë pasi trupi mund të krijojë varësi dhe të bëjë që herë tjetër simptomat të jenë më të këqija.
3. Produktet multi-simptomë
Këto produkte kanë përbërës të ndryshëm që bëjnë lirimin e hundëve, uljen e temperaturës, lehtësimin e kollës dhe përmbajnë qetësues në mënyrë që të bëni një gjumë më të mirë.
4. Qetësuesit
Qetësuesit me përbërës si acetaminophen, ibuprofen, dhe naproxen, janë efektive në luftimin e simptomave si temperatura, dhembja e grykës, trupit dhe kokës.
5. Supa e pulës
Çdo lloj supe mund të jetë lehtësuese nëse keni dhembje gryke dhe ndihmon në hapjen e sinuseve ashtu si avulli. Sipas një studimi, konsumimi i supës me pulë bën që rruazat e bardha të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksionet, të ngadalësojnë.
Në këtë mënyrë, ato do të qëndrojnë më gjatë në zonat e trupit që kanë nevojë për shërim. Gjithashtu supa do t’ju mbajë të hidratuar.
6. Vitamina C
Marrja e vitaminës C përpara gripit, mund të ndihmojë në shkurtimin e periudhës së simptomave të bezdisshme dhe mund të jetë e dobishme për personat që ekspozohen në mënyrë të rregullt ndaj viruseve.
Por gjatë kohës që je sëmurë, kjo vitaminë nuk bën ndonjë ndryshim të madh. Është diçka që duhet marrë përgjatë të gjithë vitit për të qenë të shëndetshëm.
7. Ekinacea
Zëra të shumtë thonë se lulja ekanecia funksionon duke stimuluar sistemin imunitar përgjatë ditëve të para të sëmundjes, por studimet nuk janë shumë inkurajuese.
Kjo mund të shpjegohet me faktin se produkte të ndryshme kanë koncentrim të ndryshëm të bimës, gjë që e bën pothuajse të pamundur krahasimin e rezultateve të studimeve për një përgjigje të saktë. /Telegrafi/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...