Nëse qarkullimi i gjakut nuk është duke punuar mirë, kjo mund të nënkuptojë probleme për shëndetin e përgjithshëm, e posaçërisht kur shkaktari i mundshëm është bllokimi i arterieve, i cili edhe mund të jetë vdekjeprurës.
Ka shumë probleme shëndetësore që i atribuohen qarkullimit të dobët të gjakut, duke përfshirë diabetin, shtypjen e ulët të gjakut, e madje edhe problemet e zemrës, transmeton Telegrafi.
Ka disa arsye se përse mund të jeni duke përjetuar probleme me qarkullim të dobët të gjakut, siç janë:
– Qëndrimi ulur për periudha të gjata
– Pirja e duhanit
– Mbipesha
– Ushqimi me yndyra të dëmshme
Por, prapëseprapë është vështirë të përcaktohet nëse keni artere të bllokuara, megjithatë, nëse jeni më vigjilentë me shenjat dhe simptomat, atëherë mund ta shpëtoni veten nga pasojat vdekjeprurëse.
Më poshtë i keni disa simptoma të cilat tregojnë se mund të keni artere të bllokuara:
Dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës
Ajo dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës mund të mos jetë vetëm nga qëndrimi ulur për një kohët ë gjatë, por mund të jetë edhe si pasojë e artereve të bllokuara.
Disfunksioni erektil
Meshkujt e kanë sistemin e tyre paralajmërues kur është fjala për arteret e bllokuara kur kanë probleme me ereksion.
Problemet me ereksion mund të jenë shenjë se arteret në zverk janë të bllokuara dhe mund të jeni më të rrezikuar nga sulmi në zemër.
Si ta shmangni problemin e artereve të bllokuara?
Disa mënyra se si mund ta parandaloni këtë problem shëndetësor, janë:
– Duke ushtruar rregullisht
– Duke shmangur konsumimin e alkoolit dhe duhanit
– Duke u ushqyer shëndetshëm.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...