Aftësia shëruese e lakrës turshi tejkalon shumë bimë medicinale të njohura. 100g të lakrëës turshi përmban rreth 20 mg të vitaminës C. Në vijim janë vitamina A, acidi folik, magnezi, hekuri, fosfori, kalciumi, kaliumi, natriumi, substancat e rënda dhe proteinat.
Është burim i shkëlqyer i vitaminës B12, prandaj rekomandohet veçanërisht për vegjetarianët. Lakra e kuqe është deri në shtatë herë më shëruese se e bardha, dhe ngjyra e saj tregon se ajo përmban antocianine shëruese.
Kurë për traktin digjestiv Ajo që e bën lakrën turshi të ndryshme nga lakra e freskët është te bakteret probiotike. Lakra turshi është ushqim burimor i fermentuar, e pasurar me kultura probiotike në mënyrë natyrale.
Prandaj, lakra turshi është shumë e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga çekuilibri i florës së zorrëve, veçanërisht pas terapisë me antibiotikë ose kimioterapisë.
Ka efekt të dobishëm për lukthin dhe zorrët, në mikroflorën e tyre duke i bën mirë tretjes. Gjithashtu ndihmon në tretje e ushqimeve yndyrore dhe shpejton metabolizmin, i cili nxit nxejerrjen e substancave toksike nga trupi dhe pastron dhe rigjeneron mëlçinë. Kështu, pastron gjakun, ngadalëson plakjen dhe forcon rezistencën e trupit. Shëron plagët dhe djegiet.
Lakra turshi përshpejton shërimin e plagëve, dhe vepron tek reumatizma dhe inflamacioni i venave. Lokalisht mund t’a përdorni për të lehtësuar kruarjet e lëkurës për shkak të inflamacioneve të ndryshme alergjike, djegiet e vogla, kafshimet e insekteve, veçanërisht bletët ose grenzat.
Në vendin e prekur vendosni një shtresë të fletëve të lakrës turshi dhe mbështilleni me fashë ose gazë. Nëse keni kokëdhimbje vëreni në ballë një fletë të lakrës turshi dhe mbështilleni atë me gazë.
Njerëzit që hanë shumë lakër turshi janë më të fortë dhe më rezistent ndaj sëmundjeve. Prandaj, lakra turshi rekomandohet veçanërisht për të moshuarit, njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe fëmijët. Përfitimet nga lëngu i lakrës turshi Lëngu i lakrës turshi ka efekte shumë të favorshme për shëndetin.
Është i pasur në vitamina C, E, K dhe B, si dhe vitamina U, njëherit një nga vitaminat më të rralla, të rëndësishme për trajtimin e ulcerave në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Ndër të tjera, lëngu i lakrës turshi vepron kundër kërpudhave dhe baktereve, mbron kundër inflamacionit, ndihmon me ulçerat dhe trajton mamurllëkun.
Lakra turshi në gatim Për të përfituar të gjitha vlerat ushqyesve në lakër, konsumojeni të papërpunuar e poashtu edhe lëngun e saj. Më e shëndetshme është në formën e një sallate.
Përveç kësaj, ju mund t’a gatuani, t’a skuqni, piqni dhe t’a kombinoni me drithëra, të tilla si elbi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...