Google ADS

Këto janë vetëm disa nga të mirat e shumta të kastravecit

23:10 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Kastraveci është një perime shumë e shijshme dhe gjen përdorim në një numër të madh sallatash.

Përveç se të shijshëm, janë edhe shumë të shëndetshëm sepse i sigurojnë trupit nutrientë esencialë për shëndetin.

Ashtu si shalqiri, kastraveci është ndërtuar nga rreth 95% ujë , çka do të thotë se duke i konsumuar gjatë verës, ju mund të qëndroni të hidratuar.

Me vitamina B dhe K, bakër, kalium, vitaminë C dhe mangan, kastravecët ju ndihmojnë të evitoni deçencat në nutrientë nga një dietë jo e balancuar. Gjithashtu kastravecët përmbajnë polifenole unike  dhe përbërës të tjerë që mund të reduktojnë riskun e sëmundjeve kronike.

1. Kastravecët e gjallë, së bashku me lëkurën e tyre , përmbajnë kalium, vitamina K dhe C dhe janë një burim i shkëlqyer fosfori, mangani e magnezi, acidi pantotenik dhe vitamine A. Kanë gjithashtu nivele të ulëta të kripës, kolesterolit dhe yndyrnave të ngopura.

2. Kur ndiheni shumë të lodhur, ju mund të lini mënjanë pijet me kafeinë dhe të hani kastravecë sepse janë një burim i mirë i vitaminës D dhe karbohidrateve.

3. Thjesht fërkoni me disa feta kastravec pasqyrën e banjës suaj prara se të bëni një dush të ngrohtë dhe ju do të përtoni dy gjëra: një fragrancë-SPA të këndshme dhe pasqyra juaj nuk do të mjegullohet.

4. Thojuni lamtumirë insekteve të bezdisshme duke vendosur kanaçe alumini të mbushura me feta kastraveci ose lëkura kastraveci. Vendosja e kastravecit në sipërfaqe alumini krijon një reaksion që largon insektet e dëmshme nga kopshti a veranda, madje edhe buburrecët.

5. Gjithashtu, fetat e kastravecit ndihmojnë kundër celulitit dhe rrudhave. Ata janë të shkëlqyer për lëkurën sepse acidi natyral kafeik dhe askorbik, parandalojnë mbajtjen e ujit në lëkurë. Kjo gjë redukton ënjtjen poshtë syve dhe ndihmon lëkurën të shërohet nga djegiet e diellit, inamacioni dhe ekzema. Janë efektivë si kur hahen, ashtu edhe kur masazhohen në zonat me celulit. Ato nxjerrin jashtë lëngjet e tepërta dhe forcojnë kolagjenin i cili ka efekt në reduktimin natyral të celulitit.

6. Këto perime të shijshme janë një kurë e mirë për dhimbjen e kokës të shkaktuar nga konsumi i alkoolit. Kjo ndodh sepse kastravecët janë të pasur në vitaminë B, elektrolite dhe sheqer, të cilat ndihmojnë trupin të qëndrojë i balancuar. Hani një kastravec para se të shkoni në shtrat dhe të nesërmen do të zgjoheni të freskët.

7. Askush nuk dëshiron të lërë përshtypje të keqe duke pasur një frymëmarrje të keqe, merrni një kastravec dhe aplikojeni në majën e gjuhës. Frymëmarrja juaj do të jetë e këndshme dhe e freskët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme