Aknet janë një gjendje patologjike e lëkurës, janë shumë të përhapura dhe prekin përafërsisht 10% të njerëzve.
Shumë faktorë kontribojnë në zhvillimin e akneve, duke përfshirë prodhimin e keratines dhe sebumit, bakteriet, lëkundjet hormonale, poret e bllokuara dhe inflamacionin. Lidhshmëria në mes të një diete ushqimore dhe zhvillimit të akneve është vërejtur që nga studimet e mëparshme mbi faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj gjendje.
Disa nga ushqimet të cilat shkaktojnë aknet janë:
Sheqeri i rafinuar – Njerëzit që kanë akne kanë tendencë të konsumojnë më shumë produkte me sheqer të rafinuar. Disa nga produktet që përmbajnë sheqer të rafinuar janë: buka, pastat, orizi i bardhe, pijet gazuese, dhe ëmbëlsirat. Studimet kanë treguar që njerëzit të cilët përdorin sheqer të rafinuar rrisin 30% rrezikun për të zhvilluar akne, ndërsa ata të cilët rregullisht konsumojnë torte dhe ëmbëlsira rritin rrezikun për 20%. Kjo rritje shpjegohet me faktin që ky lloj sheqeri i afekton glukozën e gjakut dhe nivelin e insulines.
Produktet e qumështit – Studimet e bëra kanë gjetur që personat të cilët rregullisht konsumojnë qumësht, akullore apo produkte tjera të qumështit preken nga aknet. Nuk është ende e qartë se si qumështi ndikon në zhvillimin e akneve, mirëpo sipas disa teorive qumështi rrit nivelin e insulines, gjithashtu përmban aminoacide që stimulojnë melqinë të prodhojë më shumë IGF-1, e cila lidhet direkt me shkaktimin e akneve.
Ushqimet e gatshme – Aknet janë të lidhura ngushtë me konsumimin e ushqimeve të gatshme të pasura me kalori, yndyrë dhe karbohidrate të rafinuara. Ushqimet e shpejta siç janë hamburgerët, patatet e skuqura dhe pijet e gazuara rritin rrezikun për akne. Në një hulumtim me 5000 njerëz, është vërejtur që këto lloje të ushqimeve rritin rrezikun për 43%.
Ushqimet e pasura me Omega -6 – Produktet që përmbajnë acide yndyrore të Omega-6 rrisin inflamacionin në lëkurë, dhe si pasojë bëhet zhvillimi i akneve. Përdorimi i suplementeve të omega -3 ndihmon në balancin e këytre acideve duke mundësuar lehtësimin e simptomave të inflamacionit.
Çokollata – Shumë studime tregojnë për një lidhje në mes të zhvillimit të akneve dhe qokollatës, e cila rrit rrezikun për akne. Mekanizmat e saktë se si ndikon çokollata në shkaktimin e akneve ende nuk dihet.
Disa nga ushqimet që përdoren për të parandaluar aknet, ose për të zbutur simptomat e tyre janë: acidet yndyrore të omega 3, probiotikët, çaji i gjelbër, tumeriku, suplementet e vitamins A, D dhe llojeve të tjera të vitaminave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...