Studiuesit sugjerojnë se rreziku i kancerit të gjirit mund të ulet duke mbajtur një dietë dhe peshë të shëndetshme.
Prandaj, ka kuptim të hiqn nga regjimi i përditshëm ushqimet që rrisin rrezikun e shumimit të qelizave kancerogjene.
1. Bulmeti
Për të ruajtur prodhimin për një kohë sa më të gjatë, fermerët përdorin gjithëfarë kimikatesh dhe hormonesh. Një prej tyre është dhe rGBH. Qumështi i lopëve që trajtohen me rGBH përmban nivele më të larta të një hormoni që rrit insulinën-1 ose IGF-1. Ky hormon është i pranishëm në mënyrë natyrale tek njerëzit dhe rregullon ndarjen apo diferencimin e qelizave. Studimet kanë zbuluar se nivele e larta të IGF-1çon në rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.
2. Yndyrna
Studimet kanë treguar se jo të gjitha yndyrnat janë të këqija. Yndyra nga ushqimet e përpunuara shoqërohet me një rrezik në lartë të kancerit të gjirit, por yndyra nga perimet dhe frutat lidhet me një ulje rreziku.Trans-yndyrnat lidhen me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit dhe duhet të shmangen. Yndyrnat trans zakonisht gjenden në ushqime të përpunuara
3. Mishi i Kuq
Disa studime kanë gjetur një lidhje mes mishit të kuq dhe qelizave kancerogjene.
4. Sheqeri i rafinuar
Gratë që raportuan se konsumonin në sasi të larta sheqer të rafinuar kishin një rrezik 27% më të madh të kancerit të gjirit, krahasuar me gratë që konsumonin më pak, sipas revistës Cancer Causes and Control.Një dietë e pasur në karbohidratet e rafinuara lidhet me nivele më të larta të glukozës në gjak, duke e detyruar trupin tuaj të lirojë insulinën. Kjo insulinë inkurajon qelizat e kancerit të rriten dhe con ne nivele më të larta të estrogjenit, që mund të nxisin zhvillimin e kancerit të gjirit.
5. Vaj vegjetal
Vajrat vegjetale, duke përfshirë atë të sojës, misrit apo lulediellit janë të pasura në yndyrnatë ngopura që rrisin oksidimin e kancerit në trup.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...