Google ADS

Këto janë ushqimet që kanë efektin e kafeinës

07:00 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Të zgjohesh në mëngjes është një sfidë më vete derisa pi kafen e parë të ditës.

Por një nutricionist thotë se ka një mënyrë për të luftuar lodhjen dhe të marrësh energji për gjithë ditën. Rhiannon Lambert thotë për DailyMail Femail se këto ushqime ju zgjojnë në mëngjes, njësoj si pijet tuaja.

Të gjitha ushqimet të japin energji, po jo të gjitha janë krijuar njësoj përsa i përket fuqisë për tu dhënë forca të përballoni ditën.

Dihet botërisht gjithashtu që të shmangësh një vakt të shkakton lodhje në fund të ditës. Duke ngrënë në mënyrë të rregullt mbani të balancuar nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e energjisë të lartë. Lambert sugjeron disa ushqime për mëngjes: molla, vezët, arrat, çokollata e zezë, uji, spinaqi dhe mishi i kuq, dhe prodhimet e freskëta të sezonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme