Janë disa shprehi të dëmshme në ushqim që me ditë të tëra na lënë të bllokuar jashtëqitjen, kështu që këto ushqime duhet t’i shmangi në masë të gjerë.
PRODHIMET E QUMËSHTIT Qumështi dhe djathi mund të bllokojnë tretjen. Kjo nuk do të thotë se në tërësi duhet të hiqni dorë nga këto prodhime, por ta ndryshoni zgjedhjen e ushqimeve. Konsumoni jogurt me probiotikë.
USHQIMI I SHPEJTË OSE I GATSHËM Ushqimi i gatshëm është praktik, por është i dëmshëm. Shumica e ushqimit të gatshëm përmban pak fibra, të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zorrëve dhe tretje të rregullt.
USHQIMI I FËRGUAR Ushqimi i fërguar është përplot me yndyra dhe vështirë tretet. Ushqimi që nuk përmban mjaftueshëm fibra, tretet ngadalë. Ushqimi që ngadalë kalon nëpër zorrë të trashë, me kohë dehidrohet, duke e bërë të fortë e të thatë.
VEZËT Vezët janë të pasura me proteina, por kanë mungesë të fibrave. Kjo nuk do të thotë se duhet shmangur në tërësi, por të shtoni ndonjë ushqim të pasur me fibra, spinaq për shembull.
MISHI Mishi është i pasur me yndyra dhe proteina, por i mungojnë fibrat. Kombinoni mishin me perime të ndryshme, që ndihmojnë të tretet më lehtë e të kalojë nëpër sistemin tretës. Kosova Sot
ËMBËLSIRAT Ëmbëlsirat, keksët dhe ëmbëlsirat e tjera, përmbajnë sheqerna dhe yndyra të rafinuara, pak fibra dhe lëngje. Ëmbëlsirat t’i zëvendësoni me jogurt pemësh dhe flluska shtesë. Tretja do t’ju falënderohet.
BUKA E BARDHË Mielli i bardhë dhe produktet e veta shkaktojnë jashtëqitje të fortë dhe të thatë. Përzgjidheni bukën nga kokrra e grurit
KAFEINA Kafeja nganjëherë mund të ketë edhe efekt prej laksativi, por shumicën e kohës shkakton kapsllëk. Kafeina në kafe ose pijet joalkoolike mban ujin në organizëm.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...