Hipertensioni apo tensioni i lartë i gjakut padyshim është një nga problemet më të mëdha për shëndetin e njeriut.
Tensioni i lartë i gjakut është një nga shkaktarët kryesor të sëmundjeve të zemrës. Kohëve të fundit një numër i madh i njerëzve janë duke u diagnostikuar me këtë lloj sëmundje, kjo si shkak i stilit të jetës dhe ushqyerjes jo të mirë.
Krahas barnave dhe trajtimeve të tjera, që njerëzit përdorin për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë, një diete e pasur ushqimore bashke më aktivitete fizike është zgjidhja e duhur për ta kontrolluar dhe për ta mbajtur tensionin e gjakut stabil.
Nëse ju arrini t’i shmangni disa ushqime të caktuara dhe gjithashtu të konsumoni ushqime të shëndetshme, atëherë nuk do të keni probleme me hipertension. Disa nga këto ushqime që duhet t’i shmangni janë:
Fasulet e konservuara- Në përgjithësi ushqimet e konservuara duke përfshirë edhe fasulet përmbajnë një sasi të lartë të natriumit, i cili nuk preferohet për personat që vuajnë nga hipertensioni.
Supa e gatshme- Përbërësit e supës së gatshme janë shumë artificial dhe ndikojnë negativisht edhe tek njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim.
Mishi i përpunuar- Të gjitha produktet e mishit, duke përfshirë sallamin, proshutën dhe produktet e tjera të tij, duhet të shmangen në mënyrë që të keni një shtypje stabile të gjakut.
Ushqimet e ngrira- Këto produkte përmbajnë sasi të lartë të kripës dhe janë shumë të dëmshme për njerëzit me çrregullimin e hipertensionit.
Ëmbëlsirat- Tanimë dihet që ëmbëlsirat janë shumë të dëmshme për të gjithë personat qe vuajnë nga hipertensioni për shkak se përmbajnë shume sheqer dhe përbërës të tjerë artificial./ Gazeta Express.
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?