Ai pretendon që di metodën alternative të shërimit me ushqim dhe vitamina dhe tashmë rastet e para po tregojnë se diabeti, tensioni dhe disa sëmundje të tjera mund të trajtohen pa ilaçe. E gjithë kjo përmes këshillave të medituesit dhe profesorit Hetem Ramadani, i cili po dëshmon se trupi i njeriut ka potencial për të shëruar çdo sëmundje, dhe se për këtë duhet vetëm stimulim.
Tashmë disa pacientë të Hetem Ramadanit e kanë dëshmuar këtë. Së fundmi ai në një intervistë dhënë për emisionin “Rudina në Tv Klan, ka treguar më shumë për ushqimet që duhet ti hamë dhe ushqimet që duhet ti largojmë, të cilat janë burim i sëmundjeve dhe plakjes së parakohshme.
Sipas tij “Nëse ushqehemi në mëngjes me ushqim të shëndetshëm dhe pasdite me ushqim të pashëndetshëm atëherë në trupin tonë dominon ushqimi me të cilin nuk duhet të ushqehemi.
Për Hetem Ramadanin ushqimet ndahen në dy lloje;
Ushqim inteligjent dhe ushqim “budalla”.
Ja çfarë duhet të largoni nga kuzhina dhe frigoriferi juaj;
-Duke filluar nga lëngjet e frutave, frutat Zoti i ka bërë për t’i ngrënë dhe jo për t’i pirë.
-Majoneza duhet të hiqet, përmban elementë që i bëjnë dëm trupit të njeriut dhe duhet të hidhet.
-Ketchup dhe mustarda e bëjnë trupin të varur dhe duhen hedhur.
-Salca po ashtu përmban konservantë.
-Veza nëse është bërë nga pula që nuk e kanë parë diellin dhe që nuk janë ushqyer në mënyrë natyrale atëherë nuk duhet të konsumohet.
-Edhe reçeli nuk duhet të konsumohet.
-Edhe kosi jo natyral nuk duhet konsumuar.
-Margarina nuk duhet konsumuar.
-Qumështi po ashtu është laktozë, sheqer dhe burim i kancerit.
-Asnjëherë në shtëpinë tuaj mos blini torta apo kek të gatshëm.
-Djathi i lopës me plastikë nuk duhet konsumuar.
-Pulat hormonale janë burim kanceri, nuk duhen konsumuar.
Ushqimet që duhet të konsumojmë:
-Vera e kuqe mund të konsumohet, 2 gota për gra dhe një për burra.
-Gjalpi nëse është natyral mund të konsumohet.
-Uji është burimi i jetës dhe duhet konsumuar.
-Frutat duhen konsumuar, por mos i mbani në frigorifer.
-Karrota po ashtu është shumë e mirë për t’u konsumuar, por nuk duhet të qëndrojë në frigorifer.
-Domatet janë shumë të mira, por kur konsumohen duhet t’i heqim lëkurën dhe farat.
-Specat po ashtu janë shumë të mira.
-Lakra
-Lulelakra
-Brokoli
-Sallata jeshile
-Spinaqi
-Preshi
-Qepa e kuqe
-Erëzat
-Majdanozi
-Boronica është shumë e mirë
-Mëlçia duhet të qëndrojë në frigorifer.
-Sardelet janë shumë të mira, është mirë të konsumohen 3-4 herë në javë.
-Mishi nëse është bio është shumë i mirë.
Ramadani po ashtu tha se “formula magjike” për një jetë të shëndetshme është konsumi i ushqimit “inteligjent” siç e quan ai dhe kombinimi i tij me aktivitet fizik dhe meditim.
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...