Google ADS

Këto janë ushqimet që duhet të hani dhe nuk duhet të hani në mëngjes

20:03 | 15 Nëntor 2023
E.H

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.

Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët

Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.

Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini

Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer.

Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra

Tërshëra është një zgjedhje fantastike.

Sipas të dhënave tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër.

Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull Me Miell Misri

Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën.

Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti

Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor.

Nga të dhënat rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra

Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin.

Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët

Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen.

Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh:

Agrumet

Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C.

Megjithatë, nga të dhënat rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.

Ushqimet pikante

Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania

Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e gazuara

Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes.

Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet jeshile

Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth.

Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet

Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth.

Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat

Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme