Ushqimi i duhur për trupin tonë bën shumë më shumë se thjesht mbajtja e linjës së dëshiruar dhe sigurimi i ndjenjës së ngopjes.
Ushqimi është burimi kryesor i shëndetit në përgjithësi, përfshirë edhe jetëgjatësinë, transmeton portal arbresh.info
Portal arbresh.info sjell listën e ushqimeve që luftojnë plakjen.
Patatja e ëmbël
Një studim nga Journal “Evolution and Human Behavior” thotë se një dietë e pasur me fruta dhe perime rikthen një shkëlqim të shëndetshëm rinor në lëkurë. Këtu përfshihet ehe pataja e embël e cila jep një çehre më të mire te ata që e konsumojnë më shpesh. Patatet e ëmbëla përmbajnë karotinë, e cila shëndrrohet në vitaminë A në trup.
Djathi çedër
Një studim i botuar në revistën “General Dentistry” tregoi se konsumimi i këtij djathi, sjell vlerën e PH në gojë në një nivel ideal, sidomos nëse nuk keni pastruar dhëmbët për 48 orë. Përveç kësaj, përbërjet nga djathi që ngjiten në smaltin e dhëmbëve gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen kundër acidit.
Uji me limon
Ushqimi i kripur, alkooli, stërvitja, nxehtësia ose marrja thjesht e pamjaftueshme e lëngjeve në trup mund të krijojnë inflamacion në trup, duke rezultuar në fryrje dhe çehre të errët dhe rrathë të errët. Pija ideale për të qëndruar të hidratuar është uji i ftohtë me një fetë limoni.
Mishi i viçit
Dieta e pasur me proteina, hekur dhe zink raportohet se është rruga e vetmë për shëndet të mirë dhe sidomos për forcimin e thonjëve. Këto tre lëndë ushqyese mund të merren shumë lehtë nëse konsumoni një copë mishit ë kuq pa dhjamë, thuhet në studimin e publikuar në revistën “European Academy of Dermatology and Venereology”, transmeton portal arbresh.info
Domatja
Një studim zbuloi se shanset për melanoma të lëkurës janë më të ulëta tek njerëzit që hanë të ashtuquajturën “dietë mesdhetare”. Ushqimet e pasura me antioksidantë janë plot me fruta dhe perime me ngjyra të ndezura dhe ato mund të ndihmojnë në luftimin e efektit oksidues të rrezeve UV. Konsumi i vetë domateve në këtë mënyrë siguron deri në 33 përqind të shansit për t’u mbrojtur nga melanoma./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...