Këto janë ushqimet e vetme që luftojnë kancerin e gjakut

08:39 | 23 Qershor 2019
Arbresh.info

Pasi ndoqën më shumë se 60 000 njerëz për më shumë se 12 vjet, studiuesit e Universitetit të Oksfordit, zbuluan se ata që ndjekin një dietë me bazë bimore, rrezikohen më pak nga çfarëdolloj kanceri.

Mbrojtje më e madhe sigurohej kundër kancerëve të gjakut. Përhapja e leucemisë, limfomës dhe mielomës së shumëfishtë tek ata që ndjekin dietë vegjetariane është pothuajse sa gjysma e atyre që konsumojnë mish.

Përse ky rrezik i ulët lidhet me dietën me bazë bimore? “British Journal of Cancer” doli në përfundimin se duhen më shumë studime për të kuptuar mekanizmin që fshihet pas kësaj. Ndërkohë që ata po mundohen të kuptojnë arsyet, përse të mos filloni që sot, duke shtuar më shumë ushqime të shëndetshme bimore në pjatat tuaja?

Zarzavatet dhe kanceri

Çelësi i parandalimit e trajtimit të kancerit është të ndaloni shumëfishimin e pakontrolluar të qelizave kancerogjene, që qelizat e shëndetshme të rriten normalisht. Kimioterapia dhe rrezatimi mund të luajnë një rol kyç në shfarosjen e qelizave kancerogjene, por gjatë procesit, mund të përfshihen edhe qelizat e shëndetshme, kurse me bimët, nuk mund të ndodhë asgjë e tillë. Për shembull, sulforafani konsiderohet si një nga përbërësit më aktivë të perimeve të familjes së lakrës. Siç e kemi diskutuar, perimet e familjes së lakrës përfshijnë brokolin, lulelakrën dhe lakrën kale, por ka edhe bimë të tjera, si: bërzhdilet, barishtet ujore, lakra kineze, rrepa gjermane, panxhari dhe rrepa suedeze, rrepkat, rukola, rrepa e kuqe, uasabi dhe të gjitha llojet e lakrës.

Kjo mbrojtje me bazë bimore, vjen falë vetive antioksiduese të tyre. Sa më shumë antioksidues të marrim, aq më pak rrezikohemi nga prekja e limfomës. Mos harroni, e kam fjalën për konsumimin dietik dhe jo për suplementet. Suplementet antioksiduese nuk funksionojnë. Për shembull, prania e lartë e vitaminës C në dietën tuaj, e ul ndjeshëm rrezikun e prekjes nga limfoma, por nëse e merrni vitaminën C në formë suplementesh, ajo nuk ka asnjë efekt pozitiv.

Informacioni është shkëputur nga libri “Ushqimet që shpëtojnë jetë” i sjellë në shqip nga BOTIMET LIVING.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme