Përderisa numri i personave të diagnostikuar me kancer është duke u rritur, ka lindur nevoja urgjente për gjetjen e faktorëve dhe mënyrave më natyrale për ta parandaluar atë.
Fatmirësisht ekzistojnë disa “super ushqime”, të cilat e kanë aftësinë që ta ulin rrezikun e prekjes nga disa lloje të kancerit. Disa prej këtyre ushqimeve janë:
Grejpfruti– sigurisht keni dëgjuar për benefitet e grejpfrutit, një frutë i ngjashëm me limonin dhe portokallin. Ai përmban një sasi të lartë të vitaminës C, e cila i lufton radikalet e lira që e dëmtojnë organizmin.
Çaji i gjelbër– një luftues tjetër i kancerit është edhe çaji i gjelbër, i cili për ta pasur këto efekte duhet të jetë natyral. Ky lloj çaji përmban antioksidantë që ju mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë.
Brokoli– është një nga perimet më të shëndetshme. Ai e parandalon dëmtimin e AND-së dhe e mbron organizmin nga kanceri. Preferohet që të konsumoni 200 gramë të brokolit në ditë.
Domatja– përfitimet shëndetësore të domates janë të shumta. Domatet e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës, të zorrëve dhe të vezikës urinare.
Hudhra- është një produkt tjetër natyral, i cili na mbron nga kanceri dhe përdoret edhe për trajtimin e problemeve të tjera kryesisht të lidhura me inflamacionet.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...