Cameron Diaz, e cila njihet për shëndetin dhe pamjen e saj të mirë edhe pse ka kaluar të 40-at, në librin e saj të fundit tregon disa nga sekretet kryesore të saj mbi bukurinë dhe mirëqenien shëndetësore.
“Gjatë ditëlindjes sime të 40-të, fillova të mendoj se çfarë do të thotë të plakesh”, shkruan ajo në librin e saj “The Longetivity Book”. E inspiruar për të mësuar më shumë se si kalimi i kohës afekton trupin tonë, ajo fillon të udhëtojë rreth botës për t’u konsultuar me ekspertët në këtë fushë. Mirëpo, çfarë ka mësuar? Janë gjërat e thjeshta në jetë ato, që kanë më shumë efekt kur ne plakemi. “Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, ushtrimet fizike dhe gjithashtu të bësh mjaftueshëm pushim janë tre elementët kryesorë për një plakje të shëndetshme”;, tregon ajo.
Ajo tregon se gjëja e parë që ajo bën pasi të zgjohet është konsumimi i një litre ujë, dhe meditimi për 20 minuta. Në mëngjes ajo konsumon proteina dhe karbohidrate, dhe bën ushtrime fizike. Sipas saj e gjithë kjo rutinë nuk të merr më shumë se 1 orë e 15 minuta dhe është perfekte për të përballuar me energji dhe pozitivitet vazhdimin e ditës/
Mos harroni, përpara gjumit është e nevojshme që të shmangni konsumin e ushqimeve të rënda. Sigurohuni që ambienti ku flini te jetë i qetë dhe relaksues në mënyrë që dita e nesërme të filloj mbarë.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...