Njerëzit i drejtohen një psikologu ose psikoterapisti kur kriza aktuale, shqetësimet, ankesat ose simptomat rriten në atë masë saqë vuajtja nuk është më e mundur të durohet
Përvoja tregon, në mënyrë paradoksale, se sa më e madhe të jetë vuajtja aq më i madh është motivimi për të përballuar problemin. Atëherë njeriu është më i gatshëm dhe më këmbëngulës për të parë arsyet dhe shkaqet e problemit.
Një krizë ndodh kur një ngjarje e jetës ose stresi tejkalon përvojën tonë dhe kapacitetin aktual emocional.
Në procesin e punës me veten, si pjesë e këshillimit psikologjik, simptomat dhe ankesat lehtësohen me kalimin e kohës, sepse funksioni i tyre sinjalizues humbet rëndësinë e tij pasi fokusohemi te problemi, transmeton Telegrafi.
Sinjalet që tregojnë një krizë nervore janë ndryshimet, pra shfaqja e një mosfunksionimi specifik ose të përgjithshëm, por edhe vuajtja që ndiejmë kur kapacitetet tona nuk janë të mjaftueshme për t’u përshtatur me një ndryshim ose me ndonjë ngjarje të jetës.
Ato manifestohen si luhatje humori, probleme shëndetësore, ndryshime në sjellje, joefikasitet, etj.
Pra, sa më intensive të jetë kriza dhe sa më e madhe të jetë vuajtja – aq më shpejt njerëzit lëvizin. Dhe nëse shqetësimet janë më të lehta, më të tolerueshme, ne priremi të përshtatemi, të ngremë nivelin e përshtatjes ndaj tolerancës dhe të injorojmë sinjalet.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues