Dhimbjet e kokës dhe humbja e nuhatjes janë simptomat më të zakonshme të pacientëve me koronavirus në Europë.
Sipas një studimi të kryer nga Instituti IFOS në Francë, është gjetur se sëmundja manifestohet në forma të ndryshme dhe se simptomat varen nga mosha dhe gjinia e pacientit, transmeton portal arbresh.info
Rezultatet e hulumtimit treguan shpeshtësinë e këtyre simptomave, të cilat nuk u vunë re në hulumtimin e pacientëve në Azi.
Përfundimi i këtij eksperimenti shkencor, që është kryer te më shumë se 1,400 pacientë është botuar në Gazetën e Mjekësisë së Brendshme franceze.
Sipas këtij raporti thuhet se shtatë nga dhjetë pacientë vuanin nga simptomat e lartëpërmendura.
Hulumtimet e kryera në pesë vende europiane, Francë, Belgjikë, Itali, Spanjë dhe Zvicër, konfirmojnë se humbja e ndjenjës së erës është një nga simptomat specifike të Covid-19./arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...