Këto janë simptomat e mpiksjes së gjakut që vërehen lehtë

18:13 | 18 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Gjatë lëndimeve, është normale që gjaku të mpikset, sepse në atë mënyrë parandalohet humbja e tij dhe inkurajohet shërimi i plagëve.

Megjithatë, disa njerëz vuajnë nga mpiksja e tepërt e gjakut, e cila mund të çojë në trombozë, transmeton portal arbresh.info

Kjo do të thotë që këta njerëz formojnë mpiksje gjaku që bllokojnë enët e gjakut, dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse mund të çojë në sulm në zemër ose goditje në tru.

Disa nga simptomat e kësaj gjendje janë si mëposhtë:

  • Dhimbjet e këmbëve janë simptomë e mpiksjes së gjakut. Përveç kësaj, shfaqen ngërçe.
  • Kolla që zgjat pa ndonjë arsye, vështirësitë në frymarrje mund të tregojnë praninë e mpiksjes së gjakut në mushkëri dhe mund të tregojnë për probleme të tjera të zemrës.
  • Marrëmendja është një tjetër simptomë.
  • Mungesa e frymëmarrjes, dhimbja në frymëmarrjen e thellë, pamundësia e frymëmarrjes së thellë janë gjithashtu tregues të kësaj gjendje.
  • Enjtja e këmbëve është një tjetër shenjë që tregon se mund të keni mpiksje gjaku.
  • Vijat e kuqe në lëkurë janë një simptomë shumë e zakonshme e kësaj gjendje.

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, është mirë që të konsultoheni me një mjek./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme