Google ADS

Këto janë simptomat e hershme të diabetit, që shumica prej nesh i injorojmë

15:44 | 5 Gusht 2019
Arbresh Info

Diabeti është një sëmundje shumë e përhapur, e cila manifestohet me rritje të lartë të sheqerit në gjak. Kjo sëmundje e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve me sy, nerva dhe dëmtim të organeve. Përafërsisht 1 në 3 njerëz në botë vuajnë nga diabeti.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i identifikojnë simptomat e para të kësaj sëmundjeje, në mënyrë që të fillojnë trajtimin sa më herët. Disa nga simptomat e para të diabetit janë: etje e vazhdueshme, gojë e thatë, rritje e apetitit, urinim i shpeshtë dhe humbje apo rritje e shpejtë e peshës.

Më kalimin e kohës, përderisa sasia e sheqerit vazhdon të rritet ju do të përjetoni simptoma më serioze siç janë: dhimbje e vazhdueshme e kokës, shikim i turbullt dhe vjellje.

Në raste të tjera nëse e vëreni se keni simptoma siç janë: infeksion i vazhdueshëm i traktit urinar, lëkurë të skuqur atëherë duhet menjëherë të filloni trajtimet, për arsye se sëmundje ka përparuar.

Një problem tjetër për ata që diagnostikohen me diabet, është se kjo sëmundje mund ta prekë edhe jetën seksuale të tyre. Diabeti mund t’i dëmtojë venat e gjakut dhe nervat rreth regjionit gjenital, gjë që rezulton në humbjen e ndjeshmërisë në këtë regjion dhe vështirësi në arritjen e orgazmës.

Krahas faktorëve që nuk mund të kontrollohen siç është gjenetika, mosha dhe historia familjare me diabet, ekzistojnë disa metoda me anë të së cilave mund të bëhet parandalimi dhe lehtësimi i simptomave të kësaj sëmundjeje duke i shmangur ushqimet e procesuara, mishin e kuq, yndyrnat, ëmbëlsirat dhe duke bërë sa më shumë aktivitete fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme