80 deri 90% e personave të rritur ndiejnë dhimbje në pjesën e epërme të kurrizit Ngërçet në muskuj janë shkaktari kryesor i dhimbjeve në pjesën e epërme të kurrizit.
Për këtë arsye terapia më shpesh përfshin çlirimin nga tendosjet në muskuj. Rreziku nga ngërçet rritet dukshëm nëse muskujt janë të dobët në rajonin e stomakut ose nëse ka tendosje në ije. Rreth 80 deri 90% e personave të rritur ndiejnë dhimbje në pjesën e epërme të kurrizit, por me kalimin e viteve ato paraqiten gjithnjë e më shpesh.
Fillimisht, dhimbjet paraqiten ndërmjet moshës 30-50 vjeç për shkak të mënyrës së qëndruarit ulur. Rezultatet e një studimi kanë treguar se personat që vazhdojnë aktivitetin në mënyrë normale hetojnë ndalimin e dhimbjeve.
Por, nëse për një kohë të gjatë qëndroni në të njëjtën pozitë, shtohet rreziku nga ndezja e kyçeve. Barnat kundër dhimbjeve merren vetëm nëse ato janë të padurueshme.
Rekomandohet që të ketë aktivitet sa më të madh, derisa ata që vendosin për disa ditë pushim rekomandohet të shëtisin për disa orë.
Terapia fizike, joga ose masazhi mund të ndihmojnë shumë në tejkalimin e këtyre problemeve. Por, personat që vuajnë nga dhimbjet për më shumë se shtatë ditë duhet t’iu nënshtrohen formave alternative të shërimit./ts/
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve