Zakonisht shtatëzania kuptohet pas 4 javëve, ose më saktë zakonisht femrat e kuptojnë se kanë mbetur shtatzënë pas mungesës së mensturacioneve për një muaj. Sipas studimeve ekzistojnë disa shenja të zakonshme që ju tregojnë se keni mbetur shtatzënë para kësaj periudhe kohore.
Ja disa nga shenjat e hershme që tregojnë se keni mbetur shtatzënë:
Dhimbje koke: gjatë shtatzanisë, hormonet çekuilibrohen dhe presioni i gjakut rritet, këto ndryshime çojnë në dhimbje koke.
Pagjumësi:pagjumësia mund të shfaqet 3 javë pas konceptimit të embrionit, kjo gjë ndodh si shkak i rritjes së estrogjenit dhe progresteronit.
Dhimbje barku:dhimbjet e barkut gjatë shtatzanisë janë thuajse të ngjashme me dhimbjet menstruale, por sigurisht që nuk janë të njeshta. Dhimbjet e barkut mund të fillojnë që në javën e parë të shtatzanisë.
Mungesë oreksi: gratë shtatzëna në javët e para të shtatzanisë përjetojnë ulje të ndjeshme të oreksit dhe të përziera (vjella).
Sekrecione të bardha: për shkak të rritjes së numrit të qelizave dhe zgjerimit të mureve vaginale, femrat gjatë periudhës së shtatzanisë kanë më shumë sekrecione të bardha.
Urinim i shpeshtë: presionet në mitër dhe fshikëzë bëjnë që gratë shtatzëna të urinojnë më shpesh.
Ndjeshmëri të gjirit: që në javët e para të shtatzënisë fillojnë të zhvillohen gjendrat e qumështit, prandaj gjinjtë do të jenë më të ndjeshëm.
Dëshira për të ngrënë gjëra të caktuara: zakonisht gratë shtatzëna fiksohen pas konsumimit të një ushqimi të caktuar, psh luleshtrydhe ose çokollata, ushqime të kripura apo të ëmbla etj.
Lodhje e vazhdueshme: gjatë shtatëzanisë niveli i progresteronit rritet, prandaj ju do të ndiheni më të lodhura.
Luhatje humori: gratë shtatzëna bëhen më të ndjeshme gjatë periudhës së shtatzanisë, në disa raste janë shumë nervoze dhe nuk durojnë thuajse asgjë.
“Travel and Tour World”: Ksamili, perla bregdetare e Shqipër...
Ukraina lëshon rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës
Sulmi fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu dhe hedhja e grana...
Trump thotë se Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekj...
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjendet një mjet i shpërthyer në Han të Elezit, ndërhyn FSK-...