Edhe pse njerëzit janë duke u kthyer te dieta vegane në kohët e fundit, ata duhet së pari që të sigurohen se cilat janë vlerat dhe rreziqet që sjell dieta vegane.
Furra britanike Gregs ishte ndër të parat që iu drejtua kuzhinës vegane, duke u ndjekur më pas edhe nga market tjera të ushqimit të shpejtë, transmeton portal arbresh.info
Sidoqoftë, ushqimi i shpejtë vegan mund të jetë më i keq për shëndetin tuaj sesa ekuivalentët e mishit. Nutricionisti Megan Rosi pohon se ky lloj ushqimi mund të jetë po aq jo i shëndetshëm.
“Tofu përmban acide yndyrore omega-3, por ato nuk janë aq aktive sa acidet yndyrore omega-3 nga burimet shtazore. Burimet me bazë bimore përmbajnë një lloj të acideve yndyrore omega-3 të quajtur acide alfa-linolenike për të ndihmuar trupin tonë që të ketë marrë është i nevojshëm nga acidi alfa-linolenik, ai duhet ta shndërrojë atë në acidin eikosapentaenoik (EPA) ose acid dokozheksaenoik (DHA). Megjithatë, trupi i njeriut nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “tha Dr Rosie.
Ndër të tjera ajo thotë se nanga, e cila është e pasur me karbohidrate nuk përmban asnjë protein, prandaj që të konsiderohet si zavendësues i mishit nuk ka asnjë vlerë.
Një tjetër mungesë që vjen nga dieta vegane është hekuri, e cila mund të gjendet të shumë perime, por në sasinë që i duhet trupit të njeriut duhet të konsumohet nga ushqimet që e kanë origjinën nga kafshët.
Shumë dietologë kanë theksuar se njerëzit që i përmbahen dietës vegane kanë mungesë të konsiderueshme të hekurit./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...