Nëse mendoni se dhimbjet e barkut janë gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë gjatë periodave e keni gabim, mund të jeni me fat që e kaloni me kaq “pak” ciklin menstrual.
Ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme dhe mund të shkaktojnë probleme të tjera, të cilat nuk kanë aspak lidhje me ciklin apo me shëndetin riprodhues, shkruan Living.
1.Rrahjet e shpejta të zemrës
Ndryshimet hormonale shkaktojnë çrregullime në sistemin kardiovaskular duke rritur ritmin me të cilin zemra rreh normalisht. Nuk është për t’u shqetësuar nëse kjo gjë ju ndodh vetëm gjatë ciklit.
2. Migrena
Prej disa dekadash njihet lidhja mes estrogjenit dhe migrenës. Nëse gjatë periodave keni dhimbje koke duhet të pini shumë ujë, të shmangni alkoolin dhe të flini të paktën 7 orë në ditë. Gjatë periudhës së gjumit niveli i hormoneve ekuilibrohet.
3. Ankth
Nëse disa ditë para periodave keni luhatje emocionale, ndiheni në ankth nuk keni pse shqetësoheni pasi është vetëm një gjendje e përkohshme.
4. Anemi
Gjatë periodave gjaku juaj ka një numër më të ulët të qelizave të kuqe të gjakut. Nëse në familjen tuaj keni njerëz të cilët vuajnë nga anemia, gjatë periodave do të keni mungesa te theksuara në hekur, ndaj duhet të hani ushqime që t’ju sigurojnë këtë mineral kaq të rëndësishëm.
5. Diarre ose kapsllëk
Luhatja e hormoneve mund të krijojë probleme me traktin e zorrëve tuaj. Kur ju jeni në ciklin tuaj, trupi juaj liron substanca hormonale si prostaglandins. Prostaglandins kontrakton muskujt e barkut duke ju shkaktuar dhimbje të forta në bark.
Hani më shumë fruta, perime dhe pini shumë ujë. Ibuprofen pengon prostaglandins të lëshohet në trupin tuaj.Kjo është arsyeja pse medikamentet me këtë përmbajtje ju qetësojnë.
6. Problemet Dentare
Gjatë ciklit menstrual të gruas, progesteroni rritet dhe kjo gjë shoqërohet me probleme të ndryshme. Problemet me shëndetin e gojës janë një ndër to, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.Inflamacionet mund të jenë të përkohshme dhe ajo që duhet të bëni është të keni një higjienë të lartë orale.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...