Dr. Irena Savo, mjeke Dermatologe pranë Spitalit Amerikan/Klinika Vivia
Vera tashmë ka ardhur dhe secili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë… Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës, shkruan living.al.
Dr. Irena, mjeke pranë Spitalit Amerikan/Klinikës Vivia, ju jep disa këshilla shumë të domosdoshme, për një lëkurë të shëndetshme.
Si ndikon rrezatimi diellor në lëkurë?
Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës. Rrezatimi UVB depërton në pjesën e sipërme të lëkurës (epiderma). Kjo pjesë e rrezatimit është përgjegjëse për djegien nga dielli, reaksionet alergjike dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës. Rrezatimi UVC përfaqëson pjesën më të rrezikshme të rrezatimit diellor. Fatmirësisht, kjo pjesë filtrohet nga shtresa e ozonit pas reduktimit të kësaj shtrese vitet e fundit.
Çfarë duhet të ofrojë një produkt mbrojtës ndaj rrezatimit ultraviolet?
Produkti duhet të ketë spektër të gjerë mbrojtje; dmth të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme nga pjesë të rëndësishme të rrezatimit UVA dhe atë UVB të spektrit të dritës. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVB vlerësohet nëpërmjet treguesit SPF ose “Sun Protection Factor”. Ky indeks tregon kohën gjatë të cilës mund të qëndroni në diell pa u djegur. Psh, nëse lëkura juaj skuqet normalisht pas 10 min qëndrimi në diell, aplikimi në lëkurë i një kremi me spf 15 bën që kjo kohë të shumëfishohet me treguesin SPF, pra të zgjatet në 150 min. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVA vlerësohet nëpërmjet treguesit UVA-PF. Ky tregues përcaktohet nëpërmjet një testi in-vivo, i quajtur Persistent Pigment Darkening (PPD) test. UVA-PF ka tre shkallë: PA+, PA++, PA+++. PA+ përfaqëson nivelin më të ulët mbrojtës, ndërsa PA +++ atë më të lartë. FDA (Food and Drug Adminstration) ka aprovuar 17 ingredientë mbrojtës ndaj rrezatimit UV. Disa prej tyre ofrojnë një barrierë fizike, minerale që reflektojnë dhe kthejnë rrezatimin përpara se ky i fundit të penetrojë në lëkurë, ndërsa të tjerë ofrojnë barrierë kimike që përthith rrezatimin ultraviolet dhe e konvertojnë atë në energji. Të dy tipet janë efikasë në mbrojtje dhe të sigurtë, nëse përdoren në mënyrën e duhur. Zgjedhja e produktit të përshtatshëm në varësi të kërkesave dhe karakteristikave të çdo lëkure është shumë e rëndësishme. Kështu, bebet dhe fëmijët kanë nevoja të ndryshme përsa i përket përkujdesjes ndaj diellit nga adultët, ndërkohë që produktet e përshtatura për lëkurë të thatë mund të mos përshtaten ose të krijojnë probleme në lëkurat e yndyrshme ose me akne, rozacea, etj.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...