Vitamina E, magnez, bakër, selenium, vitamina B6, folate, hekur, potasium, të gjitha këto minerale, vitamina dhe enzima gjenden në një farë të vetme luledielli.
Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet bindëse përse farat e lulediellit nuk duhet t’i mungojnë regjimit tuaj të përditshëm:
1. Promovojnë shëndetin e zemrës
Këto fara kanë dy lëndë ushqyese të nevojshme për shëndetin e zemrës: vitamina E dhe folate.
Vitamina E ka një funksion antioksidues dhe nëse konsumohet rregullisht mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
2. Të ngrenë humorin
Farat e lulediellit janë të pasura në magnez, mineral i cili është provuar të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga depresioni.
3. Farat e lulediellit mund të ulin nivelin e kolesteroli në gjak nëse konsumohen rregullisht.
4. Flokë të bukur dhe lëkurë e shëndetshme
Acidet yndyrore esenciale së bashku vitaminën E ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga dëmtimi i rrezeve UVA dhe UVB.
5. Mban nën kontroll presionin e gjakut
Nivelet e larta të magnezit përshpejtojnë qarkullimin e gjakut duke parandaluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
6. Mbështet funksionet e tiroideve
Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit, mineral i domosdoshëm për sistemin endokrin.
7. Balancon nivelet e sheqerit në gjak
8. Forcojnë sistemin imunitar
Sasia e madhe e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në farat e lulediellit forcojnë sistemin imunitar.
9. Kanë vetitë anti-inflamatore
Vitamina E punon për të stabilizuar radikalet në të gjithë trupin dhe për të mbrojtur komponentët qelizorë dhe molekulare që janë në rrezik për inflamacion.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...