Harxhoni pafund para duke blerë produktet më të shtrenjta larëse për mirëmbajtjen dhe higjienën e shtëpisë, por pavarësisht kësaj shumë prej aksesorëve të shtëpisë vazhdojnë të mbeten çerdhe të hapura mikrobesh që na helmojnë çdo ditë.
Rreziqet fshihen pothuaj kudo, madj edhe në objekte që nuk i kishit imagjinuar më parë. Sipas “Altroconsumo”, këto janë objektet e shtëpisë që helmojnë organizmin dhe na sëmurin çdo ditë. Ja cilët janë këta objekte:
1.Aromatizuesi i banjos: Edhe pse ky produkt arrin të neutralizojë erën e keqe të banjos, gjatë çdo sprucimi çliron substanca kancerogjene që dëmtojnë shëndetin. Zgjidhni më mirë aromatizues natyralë të bërë në kushte shtëpie. Mund të përgatisni vetë aromatizues duke klikuar këtu.
2.Perdja e dushit: Do të ishte mirë të zgjidhnit perde dushi me material natyral dhe jo material plastik që nuk përmban PVC. Priteni deri në lartësinë e duhur në mënyrë që në fund, në pjesën ku mbetet gjithmonë lagështi, të mos krijohen myk dhe baktere të shumëllojshme. Lani pllakat në zonën e perdes me ujë dhe uthull ose me sodë buke në mënyrë që të eliminoni të gjitha mbetjet e papastërtitë. Për më shumë lexoni 4 objektet që duhet të ndërroni më shpesh në banjo.
3.Shkarkuesi i ujit në WC: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Milanos, shkarkimi i ujit në WC mund të përhapë deri në 80 centimetra distancë mikroorganizma të dëmshme, të cilat gjenden në ujë. Ndaj,shtypja e butonit të shkarkuesit të ujit në WC, nuk është thjesht çështje estetike, por higjiene. Një mënyrë natyrale për ta pastruar gjendet në këtë artikull uthull molle dhe sodë buke brenda në wc.
4.Sfungjeri i larjes: Shumë njerëz zgjedhin të lahen me ndihmën e një furçe pastrimi, kurse të tjerë janë besnikë të sfungjerit. Por sfungjeri nuk është i përjetshëm. Ai ka një datë skadence dhe duhet ndërruar çdo 2-3 javë pasi në të shumohen shumë baktere. Këshillohet që pas çdo larje ta nxirrni të thahet pasi lagështia është ajo që favorizon rritjen e mikrobeve.
5. Shtrydhësja e frutave: Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit, shtrydhësja e frutave është një ndër objektet më të pista në kuzhinë: pasi ta përdorni, lajeni mirë dhe thajeni me një peshqir shumë të pastër.
6.Letra higjienike: Shmangni përdorimin e madh të letrës higjienike: sipas ekspertëve, ato mund të krijojnë irritime të lëkurës, përveçse shkaktojnë edhe papastërti në mjedisin e banjës. Risjellim në vëmendje pse nuk duhet të mbuloni kapakët e wc-së me letër higjienike.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...