Inflamacioni i sinuseve pasohet nga simptoma të përgjithshme si temperatura e lartë, dhimbje koke në mëngjes, të fikët, përqendrimi i ulët dhe dhimbje të vetë sinuseve, shkruan Panacea.
Çfarë janë sinuset?
Sinuset janë hapësira të ajrit në disa eshtra të fytyrës dhe të njejtat nëpërmjet kanaleve të tyre – hapjeve janë të lidhura ngushtë me zgavrën e hundës, duke krijuar një njësi anatomike dhe funksionale.
Ka katër çifte zgavrash ajrore dhe të njejtat janë të vendosura: mbi sy në zonën e vetullave, brenda eshtrave të mollëzave, menjëherë pas urës së hundës (mes syve), prapa ashtit etmodal – në pjesën e sipërme të hundës dhe prapa syve.
Funksioni i sinuseve nuk është plotësisht i provuar, megjithëse ekzistojnë shumë teori që akoma janë kontradiktore. Ndër më të përmendurat janë funksioni respirator dhe mbrojtës, si rezonator i zërit, si dhe pneumatura e kockave të veçanta.
Pse ndodh inflamacioni i sinuseve?
Inflamacioni ndodh nëse, për ndonjë arsye, ndodh çrregullim i mukozës së hundës me ndërprerjen e ventilimit në zgavrat e sinuseve. Infeksioni zakonisht është pasojë e infeksioneve të hundës, dhëmbëve të nofullës së sipërme, lëndimeve etj.
Faktorët që ndikojnë në inflamacionin e sinuseve janë çrregullimet e frymëmarrjes përmes hundës për shkak të ënjtjes së epitelit të hundës duke mbyllur hapjen e sinuseve, të cilat kryesisht janë të natyrës inflamatore, polipet në hundë, septumi i deformuar nasal dhe rrallë herë për shkak të krijimeve tumorale. Sigurisht, ftohjet, lodhja, ushqimi i varfër dhe kushtet klimatike të jashtme ndikojnë në inflamacionin e sinuseve si faktor të përgjithshëm.
Inflamacioni i sinuseve pasohet nga simptoma të përgjithshme si temperatura e lartë, dhimbje koke në mëngjes, të fikët, përqendrimi i ulët dhe dhimbje të vetë sinuseve.
Pastaj, simptomat e sinuseve të inflamuara janë edhe vështirësitë në frymëmarrje, sekrecionet e hundës dhe sekrecionet në fyt me kollë dhe nxjerrje gëlbaze, ndjenjë të reduktuar të nuhatjes, ndërsa më rrallë edhe hemoragjia nga hunda.
Si të vini deri tek diagnoza e saktë, çfarë është sinusoskopia?
Për diagnostifikimi më të shpejtë dhe më të saktë të inflamacionit të sinuseve, duhet të jemi të informuar mirë për fillimin dhe zhvillimin e inflamacionit dhe simptomat me inspektim të saktë, prekje, si dhe ekzaminimin e kryer lokal, të plotësuara nga ekzaminimet mikrobiologjike dhe radiografike ose me kryerjen e sinusoskopisë si zgjedhjen më të mirë.
Sinusoskopia është ndërhyrje me të cilën, me ndihmën e endoskopëve, marrim shikueshmëri të plotë të zgavrës së sinuseve me mundësinë e marrjes së brisit nga vet zgavra, materialit për ekzaminimin e epitelit, dhe sigurisht vendosjen e sinus kateterit përmes të cilit kryhet shpërlarja e sinusit dhe vendosja e ilaçeve për shërim sa më të shpejtë.
Primare është që rregullisht dhe në mënyrë korrekt dhe të disiplinuar të merren antibiotikë të përshkruar nga mjeku, pika për hundë (por jo të teprohet), ilaçe për të ulur ënjtjen, ilaçe për të ulur dhimbjet, por sigurisht e mundur është edhe ngrohja lokale e vendeve të sëmura dhe me ushqim të përforcuar dhe terapi me vitamina.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...