Në shumicën e rasteve kur jemi me grip bëjmë gjëra, të cilat në vend që të na ndihmojnë të shërohemi, ato e përkeqësojnë gjendjen tonë. Mirëpo, cilat janë këto gjëra, që e përkeqësojnë gjendjen kur jemi me grip?
Anashkalimi i pushimit– trupi plogështohet kur është i sëmurë, prandaj ai ka nevojë për pushim. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për të pushuar mjaftueshëm.
Injorimi i simptomave– simptomat e gripit dhe të ftohurës janë të dukshme, prandaj nuk duhet t’i anashkaloni dhe duhet t’i trajtoni brenda 48 orëve të paraqitjes. Trajtimi mund ta parandalojë përkeqësimin e virusit dhe lehtësimin e simptomave.
Hiqni dorë nga gjumi– mungesa e gjumit e dobëson sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit, të cilët flenë më pak se gjashtë orë, janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundjet dhe problemet shëndetësore.
Marrja e antibiotikëve– është një gabim tjetër, të cilin e bëjmë gjatë gripit. Ata luftojnë bakteret dhe nuk kanë të bëjnë me virozat.
Nuk pini mjaftueshëm lëngje– gjatë gripit, trupi dehidratohet, prandaj kompensimi i lëngjeve të humbura ju ndihmon ta merrni vetën më shpejt. Pini sa më shumë çajra dhe hani supë rregullisht.
Nuk ushqeheni– zakonisht gjatë gripit, humb edhe oreksi, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk duhet të hani. Kaloritë dhe përbërësit tek ushqimet, e ndihmojnë imunitetin te jetë më i fortë dhe t’i luftojë virozat më shpejt.
Duhani– nëse jeni konsumues i rregullt i duhanit, atëherë në rastin e gripit hiqni dorë nga ai. Duhani i dëmton më shumë mushkëritë dhe mund ta irritojë fytin.
Stresi– çliron hormone, që e dobësojnë sistemin imunitar dhe i përkeqësojnë inflamacionet. Simptomat përmirësohen më me vështirësi kur jeni të stresuar, prandaj duhet të keni kujdes. /class
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju