Duhet ta pranojmë që me ardhjen e dimrit, më së shumti orientohemi drejt supave, byreçkave të ngrohta, pikanteve dhe jo sallatave të frutave.
Kjo është edhe për shkak të nevojës për të mbajtur trupin ngrohtë. Por nevoja e trupit tuaj për fruta të freskëta nuk zhduket bashkë me ikjen e të ngrohtit, veçanërisht sepse temperaturat e dimrit vijnë edhe me gripin e virozat kështu që vitamina C është e domosdoshme dhe këto 7 fruta të shijshme duhet të jenë patjetër miqtë tuaj të dimrit të gjatë.
Portokaj: Lërini mënjanë lëngjet dhe preferoni portokaj të plotë, do të merrni më pak sheqer dhe më shumë fibra, së bashku me vitaminën C, thelbësore për rritjen e imunitetit. Një portokall dhe disa fistikë sigurojnë një vakt të përkryer, të balancuar dhe të bollshme në nutrientë. Një portokall mesatar mbaron 62 cal, 0 gr yndyra, 15 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 0 mg sodium, 3 gr fibra, 1 gr proteina.
Dardha: Dardhat e freskëta janë një burim i madh fibrash (edhe më shumë se mollët), që ju mbajnë të ngopur dhe e kanë sezonin e tyre nga gushti deri në pranverën e hershme. Një dardhë mesatare përmban 84 cal, 0 gr yndyra, 23 gr karbohidrate, 14 gr sheqer, 1 mg sodium, 5 gr fibra, 0 gr proteina.
Boronicat e kuqe: Boronicat e kuqe kanë përfitime shëndetësore të panumërta, mes tyre uljen e nivelit të kolesterolit dhe një rrezik më të reduktuar të sëmundjeve koronare, diabetit dhe inflamacionit. E kanë sezonin nga tetori në dhjetor. Për 1 kupë boronica të kuqe: 46 cal, 0 gr yndyra, 12 gr karbohidrate, 4 gr sheqer, 2 mg sodium, 4 gr fibra, 0 gr proteina.
Shegët: Shegët mund të ofrojnë një dozë të shëndetshme antioksidantësh, të cilët mund të mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira që lidhet me shenjat e plakjes dhe sëmundjeve të ndryshme. Frutat e dimrit janë të pasura gjithashtu në fibra dhe kalium. Shegët e kanë sezonin nga tetori deri në janar. Për ½ kupe me kokrra shege: 72 cal, 1 gr yndyrë, 16 gr karbohidrate, 12 gr sheqer, 3 mg sodium, 4 gr fibra, 1 gr proteina.
Mandarinat: Mandarinat kanë të njëjtat benefite si portokallet, por këto fruta të vogla, janë më të përshtatshme për t’u marrë me vete dhe për t’u qëruar shpejt e shpejt. E kanë sezonin nga nëntori deri në shkurt. Për një mandarinë mesatare: 35 cal, 0 gr yndyra, 9 gr karbohidrate, 7 gr sheqer, 1 mg sodium, 1 gr fibra, 1 gr proteina.
Qitrot: Qitrot janë shuam të pasura në nutrientë si vitaminat A dhe C, glikopeni, fibrat—duke qenë një agrum i shkëlqyer në alternativë të portokajve. Megjithatë, këshillohuni me mjekun tuaj për konsumin e tyre nëse po merrni antibiotikë ose ndonjë mjekim tjetër, për shkak të një komponenti tek qitrot që interferon me medikamente të caktuara. E kanë sezonin nga janari deri në maj. Për 1 qitro: 103 cal, 0.3 gr yndyra, 26 gr karbohidrate, 19 gr sheqer, 0 mg sodim, 4 gr fibra, 2 gr proteina.
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta